Universiteti, reforma, partneriteti
31/01/2005
Në përpjekjet për të realizuar reformimin e procesit mësimoro-shkencor në përgatitjen e specialistëve me formim të tillë që të përballojnë jo vetëm problemet që u nxjerr përpara realiteti ekonomik,social e politik vendas por edhe kërkesat për integrim në komunitetin europian e më gjërë, shkolla jonë e lartë ka arritjet e saj ashtu sic ka edhe mangesitë, të cilat jo vetëm nuk duhen neglizhuar apo anashkaluar por, duhen analizuar me optikën për të arritur atë nivel ku janë shumica e simotrave europiane. Një shans në këtë drejtim jep padyshim puna në kuadrin e Kartës së Bolonjës, ku objektivat janë mbarëevropiane. Ajo që tashmë është kuptuar nga universitetet tona, është domosdoja e realizimit të këtyre objektivave. Në këtë kuadër janë hartuar programe, janë projektuar strukturime në degë e fusha studimi, janë parë modele universitetesh europiane e është planifikuar përshtatja me to, është parashikuar për të filluar (se paku në vitin e ardhshëm akademik!?) me strukturen 3+2, ku në 3 vitet e para studimet mbyllen, ashtu sic rekomandon Bolonja, me titullin Bachelor, që do te thotë që studenti të marrë njohuri të tilla, me të cilat mund ti perballoje kërkesat bazë për të punuar në fushen ku studion dhe, në 2 vitet e tjera të realizojë kualifikim e parë pasuniversitar, i cili i hap rrugën drejt studimeve të thelluara për të fitur gradë shkencore. Por aktiviteti i deritanishëm përbën vetëm fillimin në një rrugë sa të gjatë aq edhe të vështirë drejt integrimit në arsimin e lartë europian dhe më tej unifikimin me të. Thuhet kështu pasi ky proces në thelbin e tij përbëhet nga kritere të verifikueshme. Pra, nëse nevoiten ndryshimet në programet mësimore, ristruktutrimi i degeve dhe fushave mësimore, zbatimi i strukturës 3+2 etj këto nuk mjaftojnë për ta quajtur të përfunduar procesin. Ajo që vendos është niveli i studentëve për të kapërcer realisht cdo test në universitetet e Kartës apo niveli i të diplomuarve, kur aplikojnë për të bërë doktoraturën në këto universitete.
Duke u ndalur në Universitetin Politeknik, ku niveli i dijeve ka karakter global më të spikatur se ai i fushave shoqërore apo shkencave te natyrës, përjashto mjekësinë, vihet re përpjekja pët të adoptur, përvehtësuar e zbatuar programe të sivëllezërve europianë. Konkretisht, është rekomanduar modeli i Universitetit Politeknik të Torinos (Itali) pasi ky universitet ka përparuar me zbatimin e Kartës së Bolonjës. Në këtë kuadër janë parë, përkthyer e analizuar programet mësimore sipas degëve e fushave mësimore të këtij universiteti dhe është thënë se tani mund të fillohet me zbatimin e këtij modeli. Pa e mohuar qëllimin e mirë që qëndron në këtë përvojë nuk mund të mos konstatohet që, kopjimi i një modeli e standartizon reformimin në mënyrë të tillë sa ai mund të bëhet jofunksionues. Edhe po të shqyrtohen objektivat e Kartës së Bolonjës askund nuk gjenden rekomandime për të krijuar një universitet model, të cilin do të mund ta ndiqnin të tjerët në rrugën drejt unifikimit. Përkundrazi, në të gjitha shtetet ku ka filluar zbatimi si dhe në ato ku pritet të fillojë së shpejti, vendimet po merren duke u konsultuar me tregun vendas (Industrinë, shërbimet, shoqatat e ndryshme etj). Është e qartë pra, që në kuadrin e zbatimit të Kartës së Bolonjës do të ekzistojnë modele të ndryshme të cilat edhe pse do të barazohen në strukturë (3+2) dhe në vlerësim (kreditet sipas lëndëve) do të ruajnë identitetin e tyre në përshtatjen ndaj tregjeve të punës, kushteve e disponimit të pranimeve, aktivizimit në fushën e projekteve kërkimore e shkencore etj. Ndaj detyra numër 1 e cdo universiteti, në të 40 shtetet që tashmë kanë nënshkruar Kartën , është krijimi i atraktiviteteve të tilla që të angazhojnë personel sa më të kualifikuar, të thithin kontigjente sa më të mira dhe të fusin në tregun e punës, qoftë vendas apo global, sa më shumë të diplomuar në to. Duke realizuar këto objektiva, arësimi i lartë fiton besueshmëri dhe ndjehet i unifikuar. Ato universitete që do ti realizojnë më mirë objektivat e mësipërme do të krijojnë modele për tu ndjekur. Por si po i realizojnë universitetet tona objektivat e mësipërme? Le ta fillojmë me atraktivitetin për të thithur personelin më të kualifikuar. Referuar një analize të situatës aktuale nuk mund të mos thuhet se niveli i profesoratit në universitete është i pranueshëm. Edhe pse gjatë viteve të tranzicionit janë larguar mjaft pedagogë, më së shumti pse kanë dashur dhe kanë gjetur vende të tjera më të paguara përsëri, falë bashkëpunimit me universitetet europiane, mundësisë së kualifikimit në to dhe angazhimit në mjaft raste në projekte të përbashkëta, shumica e pedagogëve, edhe me shpresën se do të vijë koha kur puna e tyre do të vlerësohet ashtu sic duhet, kanë ndenjur e vazhdojnë të punojnë në universitete. Një pjesë e mirë e tyre janë angazhuar edhe në aktivitete dytësore në fushën e projektimeve dhe zbatimit të projekteve duke siguruar kështu të ardhura të mjaftueshme për vete dhe familjen. Sidoqoftë, kohët e fundit vihet re fenomeni i mosinteresimit per profesionin e pedagogut. Dalja në pension e profesorëve të vjetër në Univeristetin Politeknik psh ka krijuar vende të lira të cilat duhet të plotësohen me kualitete të tilla mësimdhënëse, që mundësisht të jenë të barazvlefshme me ato europiane. Kjo do të thotë që i punësuari në në këtë Universitet të mund të pranohet si kualitet edhe nga universitetet europiane. Kontigjente të tilla ka, por ato nuk pranojnë të zihen me një punë ku shpërblehen shumë më pak se sa e meritojnë. Duke e kuptuar këtë, trupa e profesoratit të Universitetit Politeknik ka shprehur vazhdimisht shqetësime lidhur me reformën në universitetit. Pasojë e këtij shqetësimi ishte edhe greva e filluar prej tyre, rezultati i parë i së cilës është rritja e pagave në shkollën e lartë. Mbetet për tu parë ndikimi i kësaj mase ne thithjen e kontigjenteve që i duhen universitetit. Sidoqoftë nuk mund të mos flitet për një rritje të atraktivitetit në këtë drejtim.
Sa i përket thithjes së studentëve vërehet një disproporcion i theksuar ndërmjet universiteteve. Prirja për të studiuar në degë të tilla si ekonomia, juridiku, mjekësia, apo edhe ndërtimi, lidhet jo kryesiht me kërkesat e tregut të punës se sa me fitimet që realizohen sot për sot në këto sektorë. Pse tek ne mungojnë strategjitë afatgjata të zhvillimit të tipit si psh “Agjenda 2010” ne Gjermani etj, mungojnë edhe orientimet drejt profesioneve të së nesërmes. Mosinteresimi vjen edhe nga mungesave e bazës labaratorike ne universitet, sidomos atë politeknik. Edhe pse pothuajse të gjithë pedagogët, qoftë edhe për shkak të komunikimit me universitetet europiane, janë në gjendje të hartojnë programe të mira mësimore, të mbajnë ligjërata me cilësi dhe të punojnë me teknikat dhe teknologjitë kontemporane, ata nuk kanë mundësinë tjua demonstrojnë atë studentëve për shkak të mungesës së bazës labaratoriko-mësimore pasi blerja e saj kushton. Dhe kontigjenti i studentëve ka të drejtë kësisoj ta paragjykojë nivelin e mësimdhënjes. Dhe ne kemi të drejtë të themi se, sado pragrame të mira të hartojmë nuk do të krijojmë bindjen e rritjes reale të cilësisë as tek kandidati për student as tek tregu vendas e as tek partnerët tanë. Ky është një problem, zgjidhja e të cilit kërkon angazhimin dhe vëmëndjen e vazhdueshme te qeverisë, përkatësisht qeverive, jo vetëm për të realizuar autonominë financiare por edhe për të subvencionuar në krijimin sa më të shpejtë të bazës labaratorike mësimore.
Pa labaratore cilësorë nxitimi ynë drejt “Bolonjës” nuk ka bazën e duhur. Ai mbështetet vetëm tek dëshira e mirë dhe jo tek mundësitë reale. Po cfare duhet të bëjmë?. Natyrisht që është e vështirë të jepen recetat e duhura. Mendojmë se një bazament të qëndrueshëm do të përbënte partneriteti me universitetet e vendeve të Kartës, kryesisht vendeve të BE-së dhe tregun vendas si dhe, bashkëpunimi me qeverinë, për të ndarë në mënyrë të qartë përgjegjësitë e reformimit përkatësisht integrimit.
Universitetet e vendeve të BE-së kanë personel të kualifikuar, bazë labaratoriko-mësimore kontemporane si dhe kontigjent studentësh me nivel të lartë. Edhe ata kanë si objektiv strukturimin sipas objektivave të Bolonjës. Përzgjedhja e partnerëve duhet të orientohet në ngjashmërinë apo ngjashmërinë më të madhe të mundëshme me diplomat që përgatit universiteti ynë. Kjo do të thotë që vetë departamentet dhe fakultetet ti kërkojnë dhe ti evidentojnë partnerët e tyre. Është e qartë se në këto kushte do të ekzistojë një merak i përbashkët e, për pasojë dhe një zgjidhje e përbashkët. Do të krijohet, sido sido, një angazhim dhe një përfitim reciprok. Psh trupat e profesoratit në departamentet dhe fakultetetet e universiteteve europiane kanë nevojë për një “data base” shqiptare ne fusha të tilla specifike si ajo e gjeologjisë, minierave, energjitikës, hidrologjisë, hidroteknikës arkitekturës etj. Kontrbuti i krijimit të këtyre “data base”-ve do të jetë jo vetëm kontribut profesorati por edhe kontribut studentësh. Kështu do të realizohet në fillim shkëmbimi i njerëzve e programeve dhe, më pas edhe i teknologjive të cilat nuk do të hyjnë si rezultat i blerjeve të shtrenjta por si rezultat i domosdoshmërisë për realizimin e bashkëpunimeve. Po ti shikosh me vëmëndje programet e universiteteve perëndimorë bie në sy organizimi nga ana e tyre i eskursioneve e praktikave mësimore më studentët, të cilat mund ti kryenin edhe në vendin tone kundrejt shkëmbimeve të kryerjes së eskursioneve të studentëve tanë në vendet e tyre.
Partneriteti tjetër është ai me tregun vendas. Edhe pse ky partneritet duhej të ekzistonte si domosdoshmëri për të realizuar produkt me cilësi të saksionuar në ligje, ka ndodhur e kundërta. Tregut të sotëm shqiptar i duket thuajse i panevojshëm bashkëpunimi me shkollën e lartë. Vihet re madje një përcmim për kuadrot e reja duke e paragjykuar “ en block” nivelin e tyre. Përjashtime bëjnë fëmijët dhe të afërmit e ponarëve gjegjësisht drejtuesve të firmave. Duhet thënë se përvoja e krijuar në këto vite tranzicioni lidhur me punësimin e të diplomuarve në specialitetet përkatëse është pothuajse dekurajuese. Edhe politika, kur flet për angazhimin e të rinjve në të, mburret kryesisht me CV-të e atyre që janë specializuar në universitetet perëndimore dhe harrojnë të shtojnë se pjesa më e madhe e tyre kanë mbaruar fillimisht univeristetet vendase. Shkolla jonë e lartë, sidomos ajo teknike, e pranon që të diplomuarit prej saj kanë nevojë të specializohen ne Perëndim edhe për faktin se asaj i mungon, sic e theksuam më lart, baza labaratoriko-mësimore në nivel teknik e teknologjik bashkëkohor. Duke e njohur këtë mangësi ajo ka nevojë të hyjë në partneritet me firmat private, të cilat kanë mundur ta blejnë këtë teknologji edhe pse u duhet të përballojnë konkurencën me firmat e huaja.
Lidhja e firmave private me universitetin nëpërmjet rekrutimit të studentëve cilësorë do të përbënte një model inkurajimi për të gjithë ata që janë në proces studimi si dhe për ata që janë ose afrohen për të qenë kandidatë për shkollën e lartë në garën për të arritur rezultate sa më të larta. Pas fitimit të kësaj gare, atyre do tu hapeshin lehtësisht dyert e universiteteve perëndimore për të bërë specializimin e dëshiruar dhe tregu vendas do të kishte brenda një kohe të shkurtër „softin“ që do të rriste ndjeshëm cilësinë e produktit. Rezultatet e tyre të mira do ta përmirësonin dukshëm edhe imazhin e universiteteve tona në ato sivellëzer europianë dhe, më pas, vetë shkolla jonë e lartë do ti realizonte këto specializime me kosto mjaft më të lira se sa jashtë vendit.
Universiteti ka për detyrë të inkurajojë dhe mbështesë cdo nismë në këtë drejtim. Është për tu përshëndetur psh nënshkrimi i Marrëveshjes së Bashkëpunimit midis Institutit të nxjerrjes dhe Përpunimit të Mineraleve (ITNP) dhe Fakultetit Gjeologji Miniera sipas së cilës atashohen në punën kërkimore shkencore te këtij instituti dy studentë me rezultate të mira përkatësisht në vitin e 3 dhe të 4 nga Departamenti i Inxhinierisë së Burimeve Minerare. Miratimi dhe zbatimi i këtij propozimi përbën një sinjal shumë të mirë në mobilizimin e studentëve të tjerë për të arritur që të fitojnë atashime të tilla, të cilat shoqërohen dhe me dhënje burse. Po të interesoheshin për bashkëpunime të tilla edhe ¼ e rreth 300 firmave minerare mbi- e nëntokësore do të kishte një dyndje të studentëve drejt këtij specialiteti, duke fituar kështu një kontigjent shumë profesional në punën për sigurimin e lëndëve të para në fushën e ndërtimit dhe atë të prodhimit industrial.
Realizimi i reformës në shkollën e lartë kërkon mbi të gjitha edhe vëmëndjen dhe angazhimin e të gjitha strukturave shtetërore. Duhej të përbënte psh një sinjal të fortë për qeverinë mungesa e kontigjenteve të përshtatshme për plotësimin e vendeve bosh në Universitetin Politeknik për shkak të pagave. Nuk kishte pse pritej greva e pedagogëve për të bërë më së fundi rritjen e pagave. Po kështu, duhet të vihet urgjent në rendin e ditës të punës së qeverisë shqyrtimi i nevojave për bazë labaratoriko-mësimore cilësore. Dhënia e autonomisë financiare nuk e zgjidh problemin në gjithë dimensionin e tij. Qeveria e di që vendimi për të hyrë në Kartën e Bolonjës është vendim politik i cili lidhet me plotësimin e kritereve për integrim. Të jesh dakord me Bolonjën vetëm duke firmosur Kartën e saj është shumë pak për të mos thënë asgjë në krahasim me detyrimet që lindin për realizimin e objektivave te saj. Është e domosdoshme që reforma në univeristet të shoqërohet edhe me ndryshime në legjislacion sidomos në kriteret për kualifikim, dhënie licensash profesionale, përmbushje të detyrimeve në certefikimin e produkteve e shërbimeve nga specialistët etj.
Me reformën e propozuar shkolla jonë e lartë po hyn në një proces integrimi, i cili gjithsesi është i verifikueshëm. Askujt nuk i falet të nxitojë sot sepse do të pengohet gjatë nesër. Askujt nuk i falet po ashtu të vonohet sot sepse e paguan haraçin nesër.