E Shtunë, 31 Tetor 2026

21 deputetët e PD-së që bëjnë “punën” e opozitës



Bojkoti i opozitës ka krijuar një boshllëk në funksionimin normal të komisioneve parlamentare. Mungesa e deputetëve të PS-së në Kuvend ka detyruar 21 deputetë të mazhorancës të bëjnë punën e deputetëve të opozitës. Deputetët e PD-së, krahas angazhimit të tyre në një komision parlamentar, po punojnë si anëtarë zëvendësues në komisione të tjera parlamentare. Referuar Rregullores së Kuvendit, një deputet angazhohet në një komision parlamentar, por mund të jetë edhe anëtar zëvendësues. Rregullorja kërkon një numër të caktuar deputetësh në komision, në mënyrë që të realizohet kuorumi për të shqyrtuar dhe miratuar projektligjet që shkojnë më pas për t’u miratuar në seancë plenare.

Në bazë të rregullores, deputetët e PD-së janë kthyer në zëvendësues të kolegëve të tyre socialistë. Pavarësisht punës së dyfishtë, kjo ka edhe anën e mirë materiale, për shkak se deputetët paguhen për çdo prezencë në komisione.

21 deputetët

Kështu, në Komisionin e Ligjeve, një nga më të rëndësishmit, deputetët Fatos Hoxha, Mesila Doda dhe Ilir Bano, pavarësisht angazhimit në komisionet e tyre të përhershme, janë anëtarë zëvendësues në Komisionin e Ligjeve. E njëjta gjë është edhe për të gjitha Kkomisionet e tjera parlamentare. Kështu, deputetët Luan Skuqi, Igli Cara dhe Ismail Hoxha, krahas angazhimit në një komision, janë anëtarë zëvendësues në Komisionin e Veprimtarisë Prodhuese. Sa herë që ka mbledhje komisioni, deputetët zëvendësues duhet të marrin pjesë në to për të plotësuar kuorumin e domosdoshëm. Gent Strazimiri, Ledina Aliolli dhe Astrit Bushati janë anëtarë zëvendësues në Komisionin e Edukimit dhe Medias. Arenca Trashani dhe Albana Vokshi janë anëtare zëvendësuese në Komisionin e Integrimit Evropian. Komisioni për Politikën e Jashtme ka dy anëtarë zëvendësues dhe bëhet fjalë për Gerti Bogdanin dhe Paulina Hotin. Komisioni për Ekonominë dhe Financat ka tre anëtarë zëvendësues dhe ata janë Osman Metalla, Flamur Noka dhe Besnik Dushaj. Komisioni për Sigurinë Kombëtare ka tre anëtarë zëvendësues: Rajmond Hoxha, Ndue Paluca dhe Luçiano Boçi. Deputetët Sybi Hida dhe Lajla Pernaska shërbejnë edhe në Komisionin për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë.

Anëtarët zëvendësues

Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut

Fatos Hoxha

Mesila Doda

Ilir Bano

Komisioni për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin

Luan Skuqi

Igli Cara

Ismail Hoxha

Komisioni për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik

Gent Strazimiri

Ledina Aliolli

Astrit Bushati

Komisioni për Integrimin Evropian

Arenca Trashani

Albana Vokshi

Komisioni për Politikën e Jashtme

Gerti Bogdani

Paulina Hoti

Komisioni për Ekonominë dhe Financat

Osman Metalla

Flamur Noka

Besnik Dushaj

Komisioni për Sigurinë Kombëtare

Rajmond Hoxha

Ndue Paluca

Luçiano Boçi

Komisioni për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë

Lajla Pernaska

Sybi Hida

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›