21 janari Gjykata shpall te pafajshem Armando Kasajn

Gjykata e Tiranës shpalli të pafajshëm specialistin e IT-së së Kryeministrisë dhe hodhi poshtë akuzat ndaj tij për fshirjen e pamjeve të 21 janarit nga serveri qendror i Këshillit të Ministrave. në arsyetimin e tij trupi gjykues u shpreh se nuk u vërtetua se Armando Kasaj i kishte fshirë pamjet ashtu siç pretendonte organi i akuzës. Gjykata i ka konsideruar akuzat e prokurorisë si indicie të pabazuara, të pasakta dhe të pa harmonizuara.
Ndërkohë vetë Kasaj në një prononcim për mediat pas dhënies së vendimit të gjykatës u shpreh se do të kërkojë dëmshpërblim moral për shqetësimin që organi I akuzës i ka sjellë gjatë këtij viti.
Prokurori Ndini Tavani kishte kërkuar dënimin e Armando Kasajt me 2 vite burg dhe 6 mln lekë gjobë për ish-IT e kryeministrisë për veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës dhe për shpërdorim detyre. Vendimi i gjykatës së Tiranës nxori në pah se hetimet e prokurorisë nuk ishin të mjaftueshme për të zbuluar ngjarjen e 21 janarit, ngjarje për të cilën akuzohet Armando Kasaj dhe paralelisht në një gjyq tjetër Ndrea Prendi, Agim Llupo dhe Margarit Kume.