E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arrestohet nje i kerkuar per vrasje

Arrestohet pas 20 vjetësh një I kërkuar për vrasje në Tiranë. Shërbimet e Komisariatit numër 3 të Policisë së Tiranës, kanë mundësuar kapjen e Elvin Osmanit, 37 vjeç, I cili përdorte emrin e rremë Ervin Muja.

Ngjarja për të cilën është dënuar me 9 vite burg Osmanaj, ka ndodhur në rrugën “Thanas Ziko”, më 14 maj të vitit 1992, Osmanaj ne atë kohë 16 vjeç është grindur me bashkëmoshtarin Shpëtim Dapi.

Në grindje e sipër Osmanaj e ka qëlluar për vdekje me thikë bashkëmoshatarin. Ngjarja në atë kohë u arshivua si pa autor, dhe vetëm në vitin 2008 policia e Tiranës rihapi dosjen dhe pse kishin kaluar 16 vjet, mundi të dokumentonte dhe provonte autorësinë e krimit.

Osmanaj u gjykua dhe u dënua në mungesë, ku për shkak të koshës së mitur që kishte në momentin e krimit, u dënua vetëm me 9 vite burg. Duhej të kalonin 20 vite nga ngjarja dhe 4 vite nga dënimi që policia të binte në gjurmët e Osmanit dhe ta arrestonte atë.

Osmanaj pritet të njihet me dënimin dhe të vihet në dispozicion të drejtësisë për shlyerjen e tij në një nga qelitë e vuajtjes së dënimit në Tiranë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›