Saranda nuk ka plazhe publike
Bregdeti i Sarandës nuk ka hapësira publike në dispozicion të pushuesve. Edhe pse është folur shpesh që bashkia ka investuar për plazhe publike, ato mungojnë. Këto territore janë zaptuar nga privatët që për më tepër i keqmenaxhojnë. Bashkia e këtij qyteti duke se është treguar mjaft indiferente për interesin e pushuesve që zgjedhin sipërfaqet publike dhe jo ato private.