E Shtunë, 31 Tetor 2026

Interes ne rritje per investimet ne Shqiperi

Kompania Fawaz Alhokair Group, e përqendruar në fushën e qendrave tregtare dhe argëtuese, shpreh interesin për të shtrirë investimet e saj në Shqipëri. Drejtori 
Ekzekutiv Fawaz Alhokair, gjatë takimit me kryeministrin Sali Berisha, ka theksuar se klima e të bërit biznes, dinamizmi i tregut dhe fuqisë punëtore të re e të kualifikuar, kanë bërë që jo vetëm të mendohet për tu zgjeruar dhe investuar në Shqipëri, por edhe të fillojë hulumtime për të konkretizuar zona e mundësi konkrete për të filluar projekte.
Nga ana e tij, kryeministri Berisha ka garantuar mbështetjen nga ana e qeverisë së tij në projektet e tyre dhe sigurinë e investimeve të këtij grupi. Ai tha se Shqipëria ka kushtet më të mira e optimale për tu kthyer në një qendër rajonale të biznesit të shitjes me pakicë dhe qendrave tregtare.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›