E Diel, 1 Nëntor 2026

Federata Panepiriote reagon ndaj deklaratave te Berishes

Deklarata e kryeministrit Sali Berisha ne aktivitetet per 100 vjetorin e pavarësisë, po shkaktojnë ende reagime ne Greqi.  Se fundmi federata Panepiriote ka dënuar ashpër ato qe ajo i ka cilesuar si “qellimet ekspansioniste te kryeministrit shqiptar, që nxjerrin në pah ambiciet e liderit shqiptar per te uzurpuar territore  per te ashtuquajturën “Shqipëri e Madhe”. 
“Nëse këto pikëpamje irredentiste nuk dënohen nga SHBA apo BE, herët apo vone nacionaliste shqiptare si Berisha do te përpiqen te shtrijnë edhe me gjere ambiciet e tyre ekspansioniste, do te ndezin me tej dhunën dhe do te shkaktojnë destabilitet ne Ballkan”, ka paralajmëruar presidenti i federatës, Dhimitris Kutulas. 
Mbeshtetja e perëndimit lejon nacionalistet shqiptare te mendojnë per territoret serbe te Kosovës dhe te krijojnë një shtet te dyte shqiptar ne Ballkan. Sipas Kutulas, përmes kësaj menyre po ushqehen endrrat e shqiptareve ne perëndim dhe ne jug te Maqedonisë dhe Greqisë per te krijuar Shqipërinë  e madhe. 
Kreu i federatës Panepiriote ka shkuar edhe me tej me deklaratat e tij provokuese duke thënë se Shqipëria nuk ekzistone si komb deri ne 1913, ku fuqitë e mëdha bashkuan territore nga kombe te tjera perfshire rajonin ne Epirit te veriut qe ka identitet grek dhe popullata qe nga kohërat e lashta.
“Nëse ekziston qe komb qe duhet te ketë pretendime legjitime territoriale ne Ballkan, janë fqinjët e Shqipërisë dhe jo Shqipëria”, ka shtuar Kutulas. Ai shprehu friken se nacionalizmi i ringjallur i reflektuar ne deklaratën e Kryeministrit Berisha do ta çojë Ballkanin ne armiqësi dhe do te shtoje abuzimet ndaj grekeve etnike ne vend. Ai tha se ishte Berisha, atëherë president qe lancoi një program kundër minoritetit grek ne vitin 1990. 
Kutulas i beri thirrje Greqisë  te jete e kujdesshme ndaj politikave te reja agresive te Shqipërisë dhe i kerkoi qeverise amerikane dhe atyre europiane te marrin hapa te menjëhershme për te përmbajtur Berishën nga ndërmarrja e ndonjë veprimi për te përmbushur ëndrrën e tij.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›