Bashkia rrethon bulevardin vendosen guret nuk lejohet kalimi i mjeteve

Qepenat janë ulur, kurse bulevard i Korçës është prone vetëm e këmbësoreve.
Gurët janë vendosur nga Bashkia e Korçës dhe në dy anet e pedonales së sapo rikonstruktuar nuk lejohet kalimi i mjeteve.
Tregtaret protestojnë kundër ndryshimit të projektit nga ana e bashkisë. Ne marrëveshje me ta do te lejohej jo vetëm lëvizja e mjeteve në zonën pedonale, por edhe parkimi në një krah të saj.
Thonë se po falimentojnë. Rënien e xhiros dhe mungesën e klientëve ia faturojnë pikërisht vendimit të bashkisë .
Edhe pse Bashkia e Korçës mundi të siguronte financimin e pedonales, falë marrëveshjes që bëri me bizneset e kësaj zone ,këta të fundit as që e kishin menduar ,se marrëveshja do të shkelej dhe projekti do të ndryshohej ,në dëm të interesave të tyre. Ata besojnë besojnë se mund ta zgjidhin vetë këtë situate duke i hequr gurët nga pjesët fundore të bulevardit Shën Gjergji.