Tiranë, merret peng një person, lirohet më pas nga policia

Një person u mor peng paraditen e sotme në kryeqytet por u lirua disa orë më vonë me ndërhyrjen e forcave të policisë.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Ferraj në periferi të Tiranës ku shtetasi A. Hoxha është marrë peng nga Arben dhe Dritan Doka. Sipas policisë Hoxha mbahej peng në një makinë nga dy personat por me ndërhyrjen e policisë u bë e mundur lirimi i tij dhe arrestimi i dy pengmarrësit.
Burime nga policia bëjnë me dije se shkak i pengmarrjes mund të jetë bërë borxhet që Hoxha i kishte dy pengmarrësve.
Ndërkohë policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.