Elbasan masa kunder zjarreve
Nisur nga situata e krijuar për shkak të temperaturave të larta, prefekti i Elbasanit Shefqet Deliallisi ka mbledhur shtabin e emergjencës, drejtues të njësive vendore dhe drejtoritë e pyjeve, policisë, ujsjellsave, CEZ etj. Në këtë takim u trajtua marrja e masave për parandalimin e zjarreve, administrimi i ujit të pijshëm dhe ujit që përdoret për vaditje.
Shefi i repartit të zjarrfikësve në Elbasan Aleksandër hodaj theksoi rëndësinë e bashkëpunimit dhe kërkoi funksionimin e hidranteve nëpër fshatra në mënyrë që zjarrfikëset të mos kthehen në Elbasan për t’u furnizuar pasi kjo është në dëm të situatës dhe ka kosto të konsiderueshme. Edhe drejtoria e pyjeve bëri të ditur se ka ngritur grupet e punës, vrojtuesit dhe se ka marrë masat për përballimin e sezonit.
Drejtori i policisë së Qarkut Emri Vata u shprehe se gjatë kësaj periudhe janë evidentuar 18 raste zjarresh nga të cilat 7 kanë qenë djegie banesash.
Sa i përket furnizimit me ujë u theksua nevoja miradministrimit të tij. Gjatë ëksaj periudhe stacionet po punojnë me orare të zgjatura, por problem mbetet shpërdorimi i ujit. Grupet e kontrollit po merren pikërisht më këtë shqetësim. Një pikë e shumë diskutuar ka qenë kompensimi nga njësitë vendore i energjisë së harxhuar nga stacionet e pompave të ujësjellësit.