E Diel, 1 Nëntor 2026

21-vjeçarët japin shenja jete, barazojnë me Maqedoninë

Pas humbjes në miqësoren me Ukrainën, skuadra kombëtare e 21-vjeçarëve, e drejtuar nga Skënder Gega, ka arritur të barazojë në ndeshjen e djeshme ndaj Maqedonisë të luajtur në Ukrainë. Ekipi i Gegës edhe pse në avantazh, nuk ka mundur ta ruajë atë. Formacioni në këtë ndeshje ka qenë pothuajse i njëjtë si në ndeshjen e parë, me disa ndryshme të vogla. Megjithatë në një prononcim për Panorama Sport, trajneri Gega shprehet i kënaqur me formën që kanë treguar lojtarët e tij. Ishte një ndeshje në të cilën u përfaqësuam përgjithësisht mirë, edhe pse duhet të rregullojmë disa gjëra në lojën tonë. Kam rrezikuar disi me formacionin, duke u dhënë mundësinë lojtarëve të rinj, megjithatë këto takime janë pikërisht për këtë qëllim. Lojtarët janë përgjigjur mirë në fushën e blertë dhe kanë reaguar si duhet ndaj sulmeve të kundërshtarit. Në ndeshjen e sotshme (djeshme) i kemi pasur të gjitha mundësitë për të fituar, por nuk ia kemi arritur dot. Takimin e patëm në dorë, por në momentet e fundit ishte portieri ynë që bëri një gabim fatal prej të cilit u ndëshkuam. Ndonëse kjo nuk ka rëndësi në lidhje me paraqitjen e portierit, pasi ky i fundit ka treguar një formë mjaft të mirë dhe e ka merituar besimin e dhënë, – ka pohuar Gega. Ky i fundit po e përgatit ekipin e tij për dy ndeshjet eliminatore që do të zhvillojë në datën 6 qershor ndaj Portugalisë dhe ne 12 qershor ndaj Rusisë. Ndeshjen e fundit kuqezinjtë e vegjël do ta luajnë më 6 shtator ndaj Moldavisë. 21-vjeçarët renditen në vendin e parafundit në grup dhe pas pesë ndeshjeve të zhvilluara kanë grumbulluar katër pikë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›