E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vajza me dekolte grabit bankat në Greqi

Athinë

Bukuria e saj largon çdo dyshim se mund të ketë hyrë në bankë për të grabitur. Një vajzë, që sipas mediave greke dyshohet të jetë shqiptare, e veshur bukur me dekolte dhe taka të larta është bërë tmerr i bankave greke. Siguria e bankave nuk mund ta mendojë asnjëherë se ajo do të kryejë grabitjen e radhës. Mediat greke, duke iu referuar burimeve policore, raportojnë se vajza e njohur tashmë si “grabitësja me dekolte” ka kryer dy ditë më parë një grabitje në një bankë në rrugën dytësore Irinis 23 dhe me kërcënimin e armës mori një shumë të vogël parash. Pikërisht kjo vajzë dyshohet për një tjetër grabitje banke ditën e hënë në Athinë. Po sipas mediave greke, në këtë rast bukuroshja kishte dalë nga banka me duart plot, pasi kishte mundur të fuste në xhep rreth 4 mijë euro.

#

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›