E Diel, 1 Nëntor 2026

Kontrabanda, procedohet penalisht 34-vjeçari

Informacioni

Transportonte drejt Tiranës mallra të dyshuar se kishin hyrë kontrabandë, arrestohet 34-vjeçari. Burime policore thanë dje për gazetën “Shqip” se Seksioni Kundër Krimit Ekonomik Financiar ka filluan procedimin penal në gjendje të lirë, për shtetasin A. Tahirllari, 34 vjeç, banues në Pogradec. Ky shtetas u kap të martën rreth orës 06:45, në Rrugën e Elbasanit, në afërsi të kthesës së Lundrës, me automjetin tip furgon “Sprinter”, me targa PG 275 A, ku pas një kontrolli të ushtruar iu gjendën afro 60 koli me nga 10 kg (kikirikë) të cilat arrijnë vlerën e 600 000 lekësh, të cilat dyshohen se kanë hyrë kontrabandë në vendin tonë. Policia ka sekuestruar automjetin dhe i ka kaluar materialet hetimore Prokurorisë së Tiranës për konsumim të veprës penale të “Tregtimit dhe transportimit të mallrave kontrabandë”.

#

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›