Gati për të votuar, 30 të vdekur në lista
16/03/2005 BERAT – Rreth 30 vdekur, figurojnë ende të regjistruar në listat zgjedhore në Berat. Hartuesit e këtyre listave kërkojnë ndihmën e prokurorisë për verifikimin dhe çregjsitrimin e të vdekurve të regjistruar për zgjedhjet.
Edhe pse kanë kaluar mbi tre muaj nga dita që ka filluar verifikimi i shtetasve, ende ka probleme për hartimin e listave zgjedhore në Berat në bazë të ligjit. Që nga nëntori 2004 ka filluar verifikimi i shtetasve dhe po vazhdon kompjuterizimi i listave të zgjedhësve në bazë të regjistrave themeltar të shtetasve dhe gjendjes së verifikuar në vend nga grupet e ngritura posaçërisht, ndërsa problemi kryesor ka qenë dhe mbetet numri i të vdekurve, të cilët përsëri, një pjesë e konsiderueshme e tyre, rrezikojnë që të përfshihen në listat e zgjedhjeve të ardhshme parlamentare.
Deri tani janë regjistruar në lista 46160 zgjedhës në Berat dhe në bazë të listave të zhgjedhjeve të mëparëshme janë lënë jashtë mbi 300 emra të shtetasve, të cilët kishin vdekur, por që figuronin në listat si zgjedhës. Bazuar në verifikimet e bëra si dhe në dëshmitë e paraqitura nga të afërm të tyre, të cilët i kishin neglizhuar më parë këta shtetas, janë çregjistruar nga listat e reja që po hartohen.
Megjithatë, sipas Vladimir Çelës, që merret me informatizimin e listave të zhgjedhësve, mësohet se “ende ka një numër personash, të cilët figurojnë të vdekur, por të paçregjistruar nga listat e zgjedhësve”.
Për këtë kontigjent, zyrat e gjendjeve civile të rajoneve kanë çuar në Prokurori emrat përkatës, e cila, pas hetimeve t’i kërkojë gjykatës që të vendos çregjistrimin e tyre.
Vonesat në këto procedura ligjore do të bëjnë që rreth 30 persona të tillë të figurojnë akoma të regjistruar në listat e zgjedhjeve edhe këtë herë, pavarësisht se dihet që këta nuk jetojnë, por çregjistrimi i tyre është procedurë ligjore e gjatë dhe burokratike, ka sqaruar Çela.