E Hënë, 2 Nëntor 2026

“Vefa”, kreditorët të pakënaqur me 11%

16/03/2005  Ulet vlera e parave që ke tërhequr nga këstet

Shumë pakënaqësi dhe amulli ka patur në ditën e parë të shpërndarjes së parave të “Vefa”-s nga Banka Kombëtare Tregtare. Në ditën e parë kanë mundur të marrin paratë rreth 350 kreditorë, ndërkohë që procesi i shpërndarjes ka filluar në katër rrethe. Por, ndërkaq, pretendimet e kreditorëve për vlerat që u takon të tërheqin, janë të mëdha. Kështu, sipas rregullit, kreditorët duhet të marrin 11 për qind të parave që kanë patur në llogari, por duke hequr shuma që kanë tërhequr në formë kësti. Kjo ka bërë që vlera e 11 përqindshit të jetë akoma më e vogël nga ajo që pretendonin. Jo vetëm kaq, por për depozitat në valutë ka patur diskutime dhe, shumë nga kreditorët nuk kanë pranuar të tërheqin paratë, pasi shuma e konvertuar mendohet të jetë më e vogël se ajo reale. “Konvertimet e vlerave në valutë dhe shumat që duhet të pëfitojë gjithsecili, nuk i kemi caktuar ne si bankë, por administratorët e Këshillit të Mbikëqyrjes, prandaj për çdo pretendim duhet të drejtoheni tek ata”, kanë sqaruar inspektorët e Bankës Kombëtare Tregtare. Probleme në ditën e parë ka patur dhe me mungesën e dokumentacionit të nevojshëm. Banka nuk ka pranuar të japë paratë pa parë më parë të gjithë dokumentacionin e kërkuar. Por duket se pas një kohe të gjatë, një pjesë e mirë e kreditorëve kanë humbur dokumentet origjinale. Kjo ka shkaktuar mjaft amulli dhe konfuzion, por duket se punonjësit e BKT-së nuk kanë pranuar të prishin rregullat.

Rreth 74 mijë kreditorë të “Vefa”-s do të mund të marrin në sportelet e Bankës Kombëtare Tregtare 11 për qind të parave të depozituara. Ky proces pritet të zgjasë pesë muaj dhe gjatë kësaj kohe do të shpërndahen rreth 40 milionë dollarë të mbledhura gjatë procesit të auditimit. Për të tërhequr paratë, kreditorëve do t’u duhet të kenë me vete dokumentin origjinal të depozitimit, kontratën e lidhur me kompaninë dhe pasaportën. “Vefa” ka patur të kredituara 771 milionë dollarë, nga të cilat 156 milionë dollarë janë kthyer në xhepat e kreditorëve që janë larguar në momentet e fundit nga skema. Sipas llogarive të Grupit të Mbikëqyrjes, janë 18 mijë kreditorë që kanë dalë nga skema, ndërkohë që në llogaritë e “Vefa”-s kanë mbetur si kreditorë të pashlyer rreth 73.444.

Dokumentet që nevojiten

Akti origjinal i depozitimit

Kontrata

Pasaporta

Tirana 39.400 52.5% e kreditorëve

Vlora 19.000 19%

Korça 8.000 11%

Durrësi 7.600 10.5%

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›