23-vjeçarja katër ditë e zhdukur

08/03/2005 Denoncon nëna, Rovena Alia largohet nga shtëpia e gjyshërve
Largohet nga shtëpia një vajzë 23-vjeçare nga Kombinati. Rovena Alia është zhdukur në datën 4 mars nga banesa e gjyshërve të saj në Kombinat. Denoncimi për arratinë e të resë është depozituar në Komisariatin nr.2 nga nëna e saj, Marjeta Dymi. Policia po punon për gjetjen e të zhdukurës.
Denoncimi
"Ime bijë është larguar nga shtëpia. Është 23 vjeçe dhe nuk dimë asgjë për të, që nga data 4 mars. Quhet Rovena Alia", nisi denoncimin e saj para oficerëve të policisë kriminale të Komisariatit nr.2, Marjeta Dymi. Nëna 43-vjeçare pohoi para uniformave se, në datën 4 mars e kishte dërguar të bijën te prindërit e saj, që banonin te pallatet "1 Maji". Por, që atë ditë, Rovena ishte larguar prej andej pa lënë asnjë adresë. Duke pritur që të vinte ora-orës, gjyshërit ishin rrekur ta fshehnin arratinë e saj, për të mos shqetësuar Marjetën. Dy ditë më pas, kur nuk morën asnjë lajm nga mbesa 23-vjeçare, ata panë të udhës të lajmëronin të bijën. Kësisoj, zhdukja e Rovena Alisë përfundoi në Komisariatin nr.2. Burime nga Drejtoria e Policisë së Tiranës shprehen se e arratisura banonte në një familje me probleme, pasi prindërit e saj ishin divorcuar dhe ajo jetonte me të ëmën. Sakaq, prej dy ditësh, policia kriminale e Komisariatit nr.2 ka nisur kërkimet për gjetjen e vajzës 23-vjeçare. Janë kontrolluar të gjitha adresat e mundshme ku mund të ishte strehuar e reja. Në këtë listë bëjnë pjesë të afërm dhe kushërinj të familjes, por dhe shoqe të të arratisurës, ku ajo shkonte shpesh për të buajtur. Por, deri më tash, të gjithë përpjekjet për të rikthyer në shtëpi vajzën e humbur kanë rezultuar të pasuksesshme.
Hetimet
Ndonëse kanë kaluar afro 4 ditë nga dita që ajo mori arratinë dhe 3 ditë qëkur policia mësoi lajmin, hetimet kanë mbetur në vend. Të njëjtat burime nga Drejtoria e Qarkut të Tiranës shprehen se, Rovena Alia mund të jetë larguar me dëshirën e saj. "Ajo mund të ketë qenë e lidhur me ndonjë djalë dhe, duke qenë në shtëpinë e saj, ku banonte me të ëmën, nuk mund të qëndronte shumë kohë me të. Ka gjasa që vizita e saj te gjyshërit është zhvilluar me qëllim, largimin me të dashurin. Duke qenë se prindërit e moshuar të së ëmës nuk mund ta mbikëqyrnin dot, Rovena Alia është larguar pa hasur në asnjë pengesë", saktësojnë burime lidhur me shkaqet e arratisë së vajzës. Por, nuk përjashtohet mundësia që 23-vjeçarja të ketë ikur nga banesa e saj pas një konflikti me të ëmën. Marjeta Dymi jetonte së bashku me fëmijët, pasi qe divorcuar nga i shoqi. Të shumta janë gjasat që familja ta ketë patur shumë të vështirë jetesën pa shtyllën e shtëpisë, ndaj nënë e bijë janë grindur dhe më pas Rovena është larguar, duke u motivuar me faktin se do qëndronte tek gjyshërit. Këta të fundit kanë thënë për blutë se vajza nuk kishte shfaqur ndonjë shenjë mërzie apo të kishte shprehur hapur idenë se do të largohej.
Statistika
Arratia e femrave
-Irena Seli. Ajo u zhduk në rrethana të mistershme në sheshin e trageteve në Durrës, teksa kthehej nga Italia me të shoqin, Agim Mushën, në 17 dhjetor të vitit të shkuar. Megjithë kërkimet e policisë dhe hetimet e Prokurorisë, nëna e dy fëmijëve nuk është gjetur ende. Familjarët e Selit, akuzojnë Mushën për zhdukjen e gruas
-Mimoza Susaj. 27-vjeçarja me katër fëmijë, nga 10 deri në 1 vjeç, u largua nga shtëpia e të vëllait, ku qëndronte e fshehur nga mëria e të shoqit. Susaj u gjet së bashku me vocërrakët pak ditë më pas, në misionin e bamirësisë "Nënë Tereza". Ajo deklaroi se kishte probleme me bashkëshortin, i cili kërkonte t’i merrte fëmijët
-Anila Hysenllari. Një konflikt me të atin mjaftoi që vajza të arratisej nga shtëpia në muajin janar. Pak ditë pas denoncimit, ajo u rikthye sërish pranë gjirit të familjes. 25-vjeçarja refuzoi të tregonte para uniformave ditët e aventurës. Sipas bluve, ajo kishte qëndruar me të dashurin në ndonjë hotel
-Në Tropojë, një grua, nënë e 3 fëmijëve, ishte larguar disa ditë nga shtëpia, pas keqtrajtimit të të shoqit. Denoncimin për humbjen e bëri i vëllai, me banim në Tiranë. E zhdukura u dorëzua në komisariatin e Bajram Currit, dy javë pas zhdukjes. Ajo nuk pranoi të rrëfente se ku kishte qëndruar gjatë ditëve të arratisë.
-Mimoza Grada. 29-vjeçarja u largua nga shtëpia për t’u shtruar në spital në datën 17 shkurt. Katër ditë më pas i shoqi i saj, Zefi, denoncoi në polici zhdukjen e gruas. Grada u rikthye në shtëpi afro 2 javë më pas, duke pohuar se kishte qëndruar tek të afërmit në Shkodër. Ishte larguar për motive xhelozie.