Komision parlamentar për zgjedhjet Tiranë–Durrës

08/03/2005 Në mbledhjen e Grupit parlamentar të PD-së, nga kryetari Berisha u propozua ngritja e një komisioni parlamentar për të monitoruar regjistrimin e zgjedhësve në aksin Tiranë–Durrës. "Këto dy bashki, që të dyja të drejtuara nga eksponentë kryesorë të krimit të organizuar të vendit, po bëjnë përpjekje të jashtëzakonshme për të deformuar listën e zgjedhësve. Komisioni parlamentar duhet ta marrë në dorë këtë punë dhe të monitorojë votimet. Vërtet i kërkojmë botës të na monitorojë, por duhet të monitorojmë me një komision parlamentar, ku të jenë juristët, që do të ndjekin zbatimin e përpiktë të Kodit Zgjedhor, që të evidentohen që tani përpjekjet e paskrupullta për të kontrolluar rezultatin. Kam të dhëna nga këshilltarët tanë, nga drejtues të ninibashkive tona, që faktikisht është bërë dhe po bëhet një batërdi e vërtetë në hartimin e listave në Tiranë dhe Durrës. Nuk po zbatohet ligji, komisioni duhet të ketë monitorim të plotë zyrën qendrore të gjendjes civile, e cila ka për detyrë ligjore të heqë dublimet", tha Berisha.
10.1 miliardë lekë
prokuruar me procedura të tenderit të kufizuar
Buxheti i shtetit ka humbur
898 milionë lekë
humbje nga buxhet për shkak të prokurimeve
353 milionë lekë
shpërdorime nga tenderat me prokurim të drejtpërdrejtë
224 milionë lekë
tendera për rikonstruksionin e Kryeministrisë
10.1 miliardë lekë
prokuruar me procedura të tenderit të kufizuar
Buxheti i shtetit ka humbur
898 milionë lekë
humbje nga buxhet për shkak të prokurimeve
353 milionë lekë
shpërdorime nga tenderat me prokurim të drejtpërdrejtë
224 milionë lekë
tendera për rikonstruksionin e Kryeministrisë