E Diel, 1 Nëntor 2026

Kapet hajduti i elektromotorëve

08/03/2005  Përfundon në prangat e policisë kryeqytetase një grabitës. Burime zyrtare nga ky dikaster shprehen se, Gëzim Kurti u arrestua në flagrancë nga inspektorët e Komisariatit nr.1, mesnatën e së dielës. 31-vjeçari nga Burreli, me banim në Tiranë, u kap duke vjedhur dy elektromotora në pikën e grumbullimit të hekurit skrap, pronë e Ismet Elezit. Kjo vepër parashikohet nga neni 134 i Kodit Penal. Kurti nuk ka precedentë të mëparshëm penalë dhe ka arsim fillor. Materialet i kaluan Prokurorisë për hetime të mëtejshme. F.B

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›