E Shtunë, 31 Tetor 2026

23 vjet burg për trafikun e drogës

Trafiku i drogës nga Shqipëria drejt Greqisë do t‘u kushtojë rreth 15 vjet burg dy personave të arrestuar vitin e kaluar gjatë operacionit policor me emrin e koduar "Eagle". Gjykata e Krimeve të Rënda ka dhënë dje vendimin përfundimtar në procesin ndaj Vasil Zgurit dhe Kristian Hanit. Ajo i ka shpallur ata fajtorë për veprën penale të "Trafikimit të lëndëve narkotike në bashkëpunim" dhe i ka dënuar respektivisht me 11 dhe 12 vjet burg. Të pandehurit kanë përfituar nga procedura e gjykimit të shkurtuar dhe do të vuajnë, Zguri 7.4 vjet burg dhe Hani 8 vjet burg. Të pandehurit janë akuzuar si pjesë e një grupi të trafikut të drogës, që u godit nga policia në nëntor të vitit të kaluar. Sipas uniformave blu, pjesa më e madhe e të arrestuarve ishin nga zona e Korçës dhe ishin ata që kryenin kalimin e narkotikut në kufi, ndërsa vepronin në bashkëpunim me të tjerë persona, të cilët i furnizonin me drogë.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›