Apeli liron Sefgjinin e Koldashin nga arresti
Ish-zyrtarët e Shërbimit Informativ Kombëtar, që janë akuzuar për rrëmbimin dhe më pas torturimin deri në vdekje të biznesmenit Remzi Hoxha, janë lënë dje të lirë nga Gjykata e Apelit për Krime të Rënda. Trupi gjykues, i kryesuar nga gjyqtari Vangjush Kallço, pranoi kërkesën e të pandehurve për ndryshimin e masës së sigurisë arrest në burg, që ishte dhënë nga Gjykata e Shkallës së Parë. Sipas gjykatës, të akuzuarit nuk paraqesin ndonjë rrezik se mund të largohen nga Shqipëria dhe për këtë arsye mund të gjykohen në gjendje të lirë. Prokurori i kësaj çështjeje, Xhevat Hana, u shpreh i pakënaqur nga vendimi i dhënë.
Me një ecje shumë krenare, i rrethuar nga njerëzit e tij, që e përqafonin dhe e përgëzonin për "fitoren" e arritur, drejtori i përgjithshëm i Tatimeve, në të njëjtën kohë edhe i pandehur për një krim të rëndë, Arben Sefgjini, ka dalë dje rreth mesditës nga Gjykata e Apelit në kryeqytet. As ai dhe as avokati i tij nuk pranuan t‘u përgjigjen pyetjeve të gazetarëve lidhur me vendimin e dhënë nga gjykata, e cila i riktheu atij lirinë e kufizuar prej 22 ditësh. I vetmi që komunikoi vendimin e dhënë nga gjykata ka qenë avokati i të pandehurit tjetër, Avni Koldashi.
Në seancën gjyqësore, avokati i Sefgjinit kishte kërkuar heqjen e masës së sigurisë arrest shtëpie, me argumentimin se klienti i tij nuk kishte asnjë rrezikshmëri se mund të largohej nga vendi, apo të mos paraqitej në seancat e procesit që ka nisur në Gjykatën e Krimeve të Rënda. Në të njëjtën linjë ka qenë i pandehuri tjetër Avni Koldashi, por ai është treguar edhe më i përulur përpara gjykatës. Burime konfidenciale informacioni thanë se Koldashi i ka kërkuar trupit gjykues të mos e linte në arrest shtëpie, pasi i duhej të punonte për të mbajtur familjen e tij. Ish-shefi i bazës nr. 10 të vëzhgimit të SHIK-ut ka deklaruar se ishte i gatshëm të përballej me çdo akuzë dhe se nuk kishte aspak ndërmend t‘i shmangej gjykimit, por kërkonte lirimin nga arresti për arsye ekonomike. Prokurori i çështjes, nga ana e tij, ka përsëritur të njëjtat argumente që kishte paraqitur gjatë shqyrtimit të masës së sigurisë në Gjykatën e Shkallës së Parë. Ai ka deklaruar se krimi për të cilin të pandehurit akuzoheshin ishte i rëndë dhe se ata duhej të izoloheshin. Në përfundim të seancës, trupi gjykues ka vendosur të pranojë kërkesën e ish-zyrtarëve të SHIK-ut për revokimin e masës së sigurisë dhe lënien e tyre në gjykim të lirë. Ky vendim ka shkaktuar reagimin e prokurorit të çështjes, i cili e ka kundërshtuar atë.
Në fillim të këtij muaji, Gjykata e Krimeve të Rënda në kryeqytet kishte vendosur ndaj të pandehurve Arben Sefgjinin, Avni Koldashin dhe Budjon Meçen masën e sigurisë arrest në shtëpi. Në të njëjtën kohë, gjykata kishte vendosur shpalljen në kërkim të Ilir Kumbaros, të pandehurit tjetër për çështjen e rrëmbimit dhe torturimit të Remzi Hoxhës. Të akuzuarit e kanë apeluar vendimin, i cili është ndryshuar dje nga Gjykata e Shkallës së Dytë dhe tashmë ata janë të lirë të vazhdojnë aktivitetet e tyre normale. Ndërkohë, një javë më parë në Gjykatën e Krimeve ka nisur edhe procesi gjyqësor ndaj të katër të pandehurve, gjatë të cilit prokuroria ka kërkuar për të dëshmuar 103 persona.
Balla: Berisha mbron Sefgjinin, duke fshehur një krim të bujshëm
Çështja e zhdukjes së biznesmenit maqedonas, Remzi Hoxha, është risjellë sërish në Kuvend nga deputeti i PS-së, Taulant Balla. Gjatë fjalës së tij, Balla ka akuzuar Kryeministrin Berisha se i ka bërë presion drejtësisë për lirimin nga arresti i shtëpisë të kreut të tatimeve, Arben Sefgjini. "Çështja në ngarkim të Arben Sefgjinit po nxjerr në pah presionin asgjësues të Kryeministrit për të fshehur një krim të bujshëm. Vrasja e Remzi Hoxhës ka qenë me motive politike dhe është urdhëruar nga Presidenti i asaj kohe. Kryeministri Berisha po bëhet mburoja e një njeriu që kreu një krim. Kryeministri të paraqitet në Kuvend për të sqaruar përse po e mbron këtë njëri", ka deklaruar Balla.