E Diel, 1 Nëntor 2026

Durrës, bum importesh

Fluksi i mallrave të importit në Portin e Durrësit vazhdon të regjistrojë rritje të fortë nga viti në vit. Statistikat e Autoritetit Portual në Durrës tregojnë se në 4 muajt e parë të vitit në portin më të madh të vendit, që përballon rreth 80 për qind të lëvizjes së mallrave dhe njerëzve, janë përpunuar në total 1.2 milionë tonë mallra. Kjo shifër është 12 për qind më e lartë se ajo e së njëjtës periudhë të vitit të kaluar. Edhe në kahun tjetër, atë të eksporteve, vihet re një rritje e lehtë, e cila gjithsesi është shumë e vogël për të përballuar rritjen e fortë të eksporteve. Sipas burimeve zyrtare të APD-së, përqindja e tonazhit të eksportuar dhe importuar me anije dhe tragete ndahet në 73 për qind importi dhe 27 për qind eksporti. Vitin e kaluar raporti ishte 74 me 26 qind.

Importet

Një rritje të ndjeshme në sasinë e mallrave të importuara kanë pësuar gjatë periudhës janar-prill dhe në vazhdim drithërat, kryesisht gruri dhe misri. Këto produkte ushqimore mbërrijnë rifuxho/////////// për t‘u paketuar në vend dhe për të mbërritur te konsumatori si prodhime vendi. Sheqeri, orizi, mielli etj., perime të ndryshme dhe banane janë mallrat e tjera që kanë një peshë të rëndësishme në listën e mallrave të importuara. Pas drithërave dhe ushqimeve, peshën më të madhe në mallrat e importuar e zënë materialet e ndërtimit, kryesisht çimento. Deri para dy vjetësh, çimento ishte mbretëresha e importeve shqiptare. Statistikat flasin për import të mirë të skrapit, plehut kimik me thasë, ushqimit zoo-teknik për pularitë dhe fermat, kimikateve, nitrat uresë, makinerive, blloqeve të mermerit, xhamave etj. Punimet në pjesën malore të rrugës Durrës-Kukës kanë shtuar ndjeshëm dhe importimin e lëndëve plasëse të gatshme, po dhe lëndës së parë për prodhimin e saj për përdorim civil, nitrat amonit. Kalimi tranzit nëpër Portin e Durrësit i një sasie ende modeste për Portin e Durrësit është shenjë e kthimit të këtij porti në një pikë tranzitimi për transportin e mallrave nga një vend në tjetrin. Gjatë këtij katërmujori, mallrat e vetme që janë tranzituar nga Durrësi kanë qenë Ferro Silici////////// dhe Banania//////////////. Është Maqedonia, fqinji ynë lindor që shfrytëzon Shqipërinë dhe Portin e Durrësit për të kryer importin dhe eksportin e vet. Kështu, 1 mijë e 500 tonë Ferro Silic///////////// i ardhur nga Maqedonia me mjete është eksportuar drejt Italisë me anije nëpërmjet Portit të Durrësit, ndërsa një sasi prej 949 tonë bananesh ka ardhur nga Ekuadori me anije, me destinacion Maqedoninë.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›