E Diel, 1 Nëntor 2026

"Schneider Electric Industries" dhe eficenca aktive e energjisë elektrike

"Schneider Electric", lider botëror në sistemet e energjisë elektrike, është kompania e parë franceze prezente në Shqipëri, e cila prej dy vitesh po zhvillon suksesshëm aktivitetin e saj.

"Schneider Electric" do të marrë pjesë në Ekspo-Konferencën me temë, "Shqipëria destinacion për investime", e organizuar nga Shoqata e Investitorëve të Huaj në Shqipëri, e cila do të zhvillohet në datat 27-31 maj në ambientet e Pallatit të Kongreseve në Tiranë.

Mesazhi kryesor që do të përcillet gjatë këtij evenimenti është eficenca aktive e energjisë elektrike. Objektivat e protokollit të Kiotos për emetimin e gazrave të efektit serë nuk do të japin rezultat nëse eficenca aktive e energjisë nuk bëhet e detyrueshme. Eficenca aktive e energjisë ndikon në ndryshimin e qëndrueshëm të përdorimit të energjisë përmes matjes, monitorimit dhe kontrollit të saj. Me eficencën pasive të energjisë bëjmë të mundur vendosjen e pajisjeve kundër humbjeve termike dhe atyre që konsumojnë më pak energji. Në këtë periudhë, kur çmimi i naftës ka arritur maksimumin në historinë e vet dhe njerëzimi shqetësohet për ndotjen e mjedisit, kriza e rëndë energjetike dhe ekonomike e vendit e bën eficencën e përdorimit të energjisë elektrike më të rëndësishme se kurrë. Nëpërmjet 6500 kërkuesve shkencorë, "Schneider Electric" ofron zgjidhje të teknologjisë së lartë për problemet e eficencës aktive të energjisë elektrike në fushën e infrastrukturës, industrisë, qendra të dhënash dhe rrjete, tregun rezidencial dhe të ndërtesave. "Schneider Electric" është lider botëror në menaxhimin e energjisë, ofron zgjidhje të integruara, duke e bërë energjinë më të sigurt, më të besueshme, efektive dhe produktive në infrastrukturë, industri, qendra të dhënash dhe rrjete, tregun rezidencial dhe të ndërtesave. Me 17.3 miliardë euro në 2007, të 120000 punonjësit e kompanisë në 102 vende ndihmojnë njerëzit të bëjnë maksimumin e energjisë së tyre.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›