E Diel, 1 Nëntor 2026

24 mijë shqiptarë votojnë kryetarin e LS

28/03/2005  Meta deklaron Ilir Dashin si kandidat të Njësisë 9 në Tiranë

Lëvizja Socialiste për Integrim ka deklaruar dje se është e para forcë politike në Shqipëri që zbaton parimin "një anëtar, një votë", për të zgjedhur kryetarin e saj. Gjatë votimeve të anëtarësisë së saj në shkallë vendi, dy ditë më parë ka rezultuar se në këto votime kanë marrë pjesë 80 për qind e rreth 30 000 anëtarëve të LSI-së. Rezultatet përfundimtare të votimit do të bëhen të njohura nesër. Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Petrit Vasili, tha se "pjesëmarrja kaq e gjërë konfirmon dhe një herë faktin se LSI-ja është forca politike më e organizuar dhe e strukturuar në mënyrën më demokratike si dhe forca politike më e fuqishme me praninë e saj në të gjithë territorin e Shqipërisë. Ky është një tregues i qartë i sigurisë së LSI-së për të realizuar objektivin për të qënë forca e parë në vend pas zgjedhjeve të përgjithshme". Sipas Vasilit, procesi është zhvilluar nën monitorimin e institutit amerikan për zgjedhjet dhe ka rezultuar me standarte të pëlqyera nga vëzhguesit e NDI-së. Dje, kreu i sapo rikonfirmuar i LSI-së, Ilir Meta, ka zhvilluar takim me banorë të njësisë numër 9 në Tiranë. Ai ka prezantuar dhe kandidatin për deputet për këtë zonë Ilir Dashi. Gjatë takimit, Meta i ka kërkuar banorëve të zonës që të votojnë kandidatin e LSI-së, për të larguar nga pushteti njerëzit e monopoleve dhe për ti dhënë një shpresë vendit për integrim.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›