Partitë e PPE pranojnë ftesën e demokratëve për Kuvendin

28/03/2005 Partia Demokratike do të vendosë në ndryshimet përkatëse në Statut për kandidimin e KOP
Më shumë se 10 parti Evropiane anëtare të PPE-së, kanë pranuar deri më tani të marrin pjesë në punimet e Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike, që do t'i zhvillojë punimet në datat 22 dhe 23 prill. Burime në PD thonë për "Metropol" se deri më tani, kanë pranuar ftesën për të marrë pjesë në Kuvendin Kombëtar parti si, Forca Italia, e kryeministrit Berluskoni, përfaqësues të Partisë së Presidentit Francez Zhak Shirak, Partia Popullore Austriake, ajo Irlandeze, Neo Demokracia Greke, dy partitë Popullore Belge, ajo Frankofone dhe Demokristiane, Partia Kristiandemokrate Daneze, etj. Ndërkohë, të njëjtat burime shprehin se pritet konfirmim nga Partia Popullore e Spanjës dhe Partia Konservatore Britanike. Të njëjtat burime shprehen se këtë vit do të jetë prezent në zhvillimet e Kuvendit kombëtar të PD-së, edhe Sekretari i Përgjithshëm i rganizmit më të lartë të Partive Popullore Evropiane. Ftesat për pjesëmarrje do u dërgohen edhe një pjese të partive të djathta në vendet e ballkanit, si Maqedoni, Serbi Bullgari, etj.
Turi i dytë
Pas mbarimit të fazës së parë të turit elektoral "Ditët e Shpresës", lideri demokrat Berisha pritet të ndërmarrë një tjetër tur në të gjitha rrethet e vendit, ku do të zhvillojë takime me kryetarët e degëve të PD-së, deri më datë 22 prill. Ky tur i ri që do të zhvillojë kreu demokrat në rrethe të ndryshme, do të jetë një ritestim i forcës së PD-së. Takimet nuk do të jenë aq të bujshme sa në turin elektoral Ditët e Shpresës, por gjatë tyre kreu demokrat pritet të ketë në krah kandidatët për deputet të zonave përkatëse në vendet ku do shkojë. Sipas burimeve në PD, këto takime veç Berishës do t'i ndërmarrin dhe anëtarët e tjerë të kryesisë së Partisë. Burimet shtojnë se ky tur takimesh veç testimit të forcës së partisë, do të shërbejë dhe për të parë influencën e kandidatëve të përzgjedhur në zonat përkatëse. Lideri i PD-së, deri më tani ka vendosur që të mos i bëjë publikë emrat e 100 kandidatëve për deputetë, me qëllim që të mos krijohen debate dhe kontradikta përpara zhvillimeve të Kuvendit Kombëtar.
Statuti
Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike, veç shpalljes së platformës përfundimtare të PD-së, kandidaturave, zgjedhjes së kryetarit të PD-së, do të vendosë dhe për ndryshimet në statutin e partisë. Parashikimi i strukturës së KOP-it në Statut dhe kandidimi i anëtarëve të tij, apo dhe kandidimi i biznesmenëve në zona të ndryshme të vendit, sollën nevojën për ndryshime në dokumentin themeltar të PD-së. Në bazë të statutit, kandidaturat për deputetë, të përzgjedhura nga PD-ja, duhet të kishin të paktën tre vjet anëtarësi partie që të përzgjidheshin për garën parlamentare. Duke pasur parasysh se në rreth 25 për qind të zonave do të kandidojnë anëtarët e KOP-it apo dhe personalitete të shoqërisë civile dhe biznesmenë, lindi nevoja që të abrogohet kjo pikë e statutit, si dhe disa ndryshime të tjera që kanë të bëjnë me zgjedhjen e kryesisë së partisë, etj. Për ndryshimet në statut është ngritur një grup pune, i cili kryesohet nga nënkryetarja e PD-së, Jozefina Topalli.
Shehu: S´i kemi dhënë kërkesa konkrete PD-së
Nënkryetari i PDR-së, Tritan Shehu, mohoi dje zërat se partia e tij i ka shfaqur kërkesa konkrete PD-së për aleancat parazgjedhore. Sipas tij, me PD-në është negociuar si me të gjitha partitë e tjera të spektrit të djathtë. "Ne kemi negociuar me PD-në, ashtu siç negociojmë me të gjitha partitë e tjera të spektrit të djathtë opozitar. Deri më tani kemi biseduar në parim, por pa ndonjë propozim konkret", tha Shehu. Sipas tij, deri më tani nuk është vendosur asgjë për aleancat e mundshme, dhe ekziston mundësia që PDR të dalë e vetme në zgjedhje në 100 zona elektorale. Por, në kundërshtim me reformatorët që edhe në këtë prag zgjedhjesh shfaqen të pavendosur për aleanca, republikanët e konfirmojnë koalicionin e tyre me PD-në. Kryetari i PR-së, Fatmir Mediu, tha se PR do të dalë së bashku me PD në zgjedhje. " Ne e kemi shprehur qëndrimin tonë dhe më parë për aleancë me PD-në në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, sepse besojmë në forcat progresiste të vendit", tha Mediu. Kreu i PR-së, shprehu dhe një herë kërkesën e republikanëve për votimin e emigrantëve. Sipas tij, jashtë vendit aktualisht ndodhet pjesa më vitale e popullsisë dhe nuk mund të përjashtohet nga procesi i votimit.
Opozita në dy koalicione për zgjedhjet
Nga partitë e djathta, që pas shkëputjes e deri më tani, është konfirmuar aleanca mes PD-së dhe PR-së. Pas shkëputjes së LZHK-së dhe partive të koalicionit "Bashkimi për Fitore", PD-ja duket se ka afruar për bashkëpunim dhe reformatorët e Pollos, të cilët refuzuan ftesën e Leka Zogut për të qëndruar në pritje të ofertës së PD-së. Në pritje të PD-së, qëndruan edhe PBL-ja e kryesuar nga Arjan Starova, e cila deri më tani nuk ka marrë ndonjë ftesë për bashkëpunim nga ish-aleatja e saj e madhe PD-ja. Gjithsesi, kreu demokrat Berisha, duke parë si prioritar bashkëpunimin me shoqërinë civile, duket se i ka lënë për në fund bisedimet për koalcionin. Ky i fundit nga ana e tij nuk është shprehur kundër koalicioneve, por i ka kërkuar partive të djathta të jenë të arsyeshme në kërkesat e tyre. Në negociatat e zhvilluara së fundmi në rang teknicienësh, përfaqësuesit e PDR-së kanë kërkuar nga demokratët 6 zona zgjedhore, nga të cilat katër prej tyre duhet të jenë në bastionet e sigurta të së djathtës, duke lënë të hapur dhe formulën e proporcionalit. Kërkesa duket se nuk është pranuar nga demokratët, ndërsa reformatorët janë tërhequr për të riformuluar dhe një herë kërkesat e tyre.