Për 4 vjet dyfishim të rrogave

28/03/2005 Partia Demokratike paraqiti dje strategjinë e reformës në arsimin e lartë dhe atë parauniversitar
Synohet që shkolla e mesme të jetë e detyrueshme për tu frekuentuar
Komiteti i Orientimit të Politikave, strukturë programore pranë PD-së, ka prezantuar dje strategjinë e opozitës për arsimin. Përmirësimi i sistemit parauniversitar, zhdukja e analfabetizmit, dyfishimi i pagave për pedagogët, autonomia e universiteteve si dhe rritja e kapaciteteve të tyre, dyfishimi i Buxhetit për arsimin etj., janë disa nga prioritetet e qeverisë së PD-së pas zgjedhjeve. Ylli Pango, një ndër hartuesit e strategjisë dhe relator i saj tha se qeveria ka dështuar në politikat arsimore në Shqipëri. Sipas tij, gjatë dy mandateve të qeverisjes socialiste, janë mbyllur rreth 85 për qind e shkollave të mesme në zonat rurale në të gjithë vendin, ndërsa në rang kombëtar pakësimi i shkollave ka arritur masën 55 për qind.
Reformat
Strategjia synon së pari, një dyfishim të Buxhetit të Shtetit për arsimin, si dhe përmirësim të gjendjes së shkollave në të gjithë vendin. Sipas hartuesve të strategjisë, platforma ka si synim që gjatë viteve të para të qeverisjes, të rritet numri i nxënësve që frekuentojnë arsimin e mesëm në masën 90 përqind, ndërkohë që parashikohet një autonomi më e madhe në sistemin shkollor parauniversitar. Sipas hartuesve të strategjisë, shqetësim në vendin tonë mbetet dhe përqindja e lartë e personave analfabetë në të gjithë vendin. Bëhet e ditur se rreth 12 për qind e personave në moshën 15 vjeç, nuk janë në gjendje të shkruajnë dhe të lexojnë, ndërsa në rang vendi kjo shifër shkon në masën 6 për qind të popullsisë. Strategjia parashikon reduktimin e këtij fenomeni, me anë të projekteve që do të ndërmerren për këtë qëllim, ku një prej tyre është dhe shpërndarja e teksteve falas për arsimin e detyrurar. Gjithashtu, përmirësimi i kushteve të shkollës, ulja e numrit të nxënësve për çdo klasë, apo dhe ndërtimi i shkollave në zonat rurale, janë pjesë e strategjisë së PD-së që bën fjalë për reduktimin e analfabetizmit.
Universitetet
Një vend jo të vogël në platformën e PD-së, zë strategjia për Arsimin e Lartë në Shqipëri. Sipas hartuesve, arsimi i lartë në Shqipëri ndodhet aktualisht në krizë strukturore dhe organizative. Në strategji parashikohet hartimi i kuadrit ligjor, që merr në konsideratë nevojat për arsimin e lartë, si dhe dhënia e autonomisë së plotë Universiteteve, në përputhje me standartet ndërkombëtare. Rritja në masën 50 për qind të rrogës së pedagogëve në vitin e parë të qeverisjes së PD-së dhe dyfishimi i rrogave në vitin e fundit të mandatit qeverisës, ishte premtimi për këtë çështje.Në strategjinë e PD-së parashikohet që brenda mandatit të parë qeverisës, të dyfishohet numri i nxënësve që vazhdojnë shkollën e lartë, si dhe njohja e diplomave shqiptare në vende të tjera të botës, sipas kërkesave të tregut global të punës. Pjesëmarrësit në tryezë u shprehën se Shqipëria është vendi me numrin më të ulët të personave që vazhdojnë arsimin e lartë. Sipas tyre, vendi ynë renditet ndër të fundit në Evropë ku, vetëm 1 400 persona në 100 mijë, vazhdojnë arsimin e lartë. Sipas referuesve në tryezë, kjo shifër është dhe më e ulët se në Moldavi, një ndër vendet më të varfra të kontinentit ku numri i personave që vazhdojnë shkollën e lartë, është 3 mijë në 100 mijë persona.
Arsimi parauniversitar
Tolerancë zero ndaj analfabetizmit
Frekuentim i arsimit të detyruar deri në masën 100 për qind nga fëmijët e grupmoshës përkatëse
Tekste falas për arsimin e detyruar
Arsimim parashkollor për jo më pak se 80 % e fëmijëve të moshës 5-6-vjeçare
Frekuentim i arsimit të mesëm nga 90 për qind të nxënësve që përfundojnë arsimin e detyruar
Shkolla të riparuara me kushte normale studimi dhe të pajisura me mjete, laboratore, biblioteka dhe hapësira për aktivitete sportive
Arsimi i Lartë
Autonomi e Plotë Universiteteve
Deri në vitin 2009, mbi 50 për qind e nxënësve të shkollës së mesme, të vazdojnë shkollën e lartë, me synim që në vitin 2010 të kemi 70 mijë stundentë.
Deri në fund të mandatit të parë, synohet rritja e shpenzimeve me 2500 euro në vit për student, nga 5000 që shpenzohen sot. Vendet e BE-së shpenzojnë 8200, kurse vende të tjera 3600
Rritja me 50 për qind të rrogës së pedagogëve gjatë vitit të parë të qeverisjes, ndërsa deri në vitin e tretë të qeverisjesn do të ketë rritje 100 për qind të tyre
Krijimi i programit "1000 shkencëtarë të talentuar" që do të formojnë në 10–15 vjet profesoriatin e parë
Sali Berisha
Pas Paketës Fiskale arsimi më i rëndësishmi
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Bersisha, tha dje se arsimi do të ketë prioritet parësor në qeverisjen e opozitës, në rast se kjo e fundit fiton zgjedhjet. Lideri demokrat u shpreh se emergjenca e ndërhyrjes në arsim, nuk duhet të bëhet vetëm për efekt elektoral, por duhet të trajtohet si një çështje që luan një nga rolet më të rëndësishme në zhvillimin e vendit. Sipas Berishës, një ndër hapat e parë të qeverisjes së PD-së, do të jetë dhënia e autonomisë së plotë të universiteteve. "Një ndër veprimet e para që do të ndërmarrin, do të jetë përmirësimi i kuadrit ligjor për arsimin e lartë dhe dhënia e autonomisë së plotë universiteteve. Unë jam i mendimit se reforma në arsimin e lartë duhet të fillohet pikërisht nga kjo. Nuk mund ta pranojmë ne, që Moldavia që është një ndër vendet më të varfra, të ketë dyfishin e studentëve tanë. Po ju deklaroj këtu se pas platformës fiskale, reforma në arsim është pika më e rëndësishme ku duhet të ndalemi", tha Berisha.