E Diel, 1 Nëntor 2026

LZHK hap fushatën në Shkodër

28/03/2005  Zogu premton "qeveri për shqiptarët"

Pretendenti i fronit mbretëror shqiptar, Leka i Parë, ka nisur dje fushatën elektorale në Teatrin "Migjeni" të qytetit të Shkodrës. Në fjalën e tij, Zogu tha se synimi kryesor i LZHK-së, është të krijojnë nje qeveri shqiptare, që do të qeverisë po shqiptarët. Ndërsa, Dashamir Shehi, sqaroi se hapja e fushatës së kësaj lëvizjeje në qytetin e Shkodrës, është bërë për vetë faktin se ky qytet e ka pasur gjithmonë dëshirën për paqe dhe për kthesë drejt zhvillimit dhe se te ky qytet është shpresa, ku LZHK-ja do të marrë sinjalin e hapjes si forcë politike, që do të ndikojë që të përhapet dallgë-dallgë në të gjithë Shqipërinë. Ai sqaroi se kjo lëvizje ka si synim rindërtimin e shtetit shqiptar që e ka përqendruar pasurinë e 90 për qind të shqiptarëve në duart e 3 për qind të popullsisë, dhe se puna do të përqendrohet në nxjerrjen e vendit nga varfëria. Shehi sqaroi pozicionin e LZHK-së, si një lëvizje përtej kufijve të një partie, pasi është një lëvizje gjithëpërfshirëse dhe mbarëkombëtare, që i ka dyert e hapura për të gjithë ata që duan të kontribojnë në rindërtimin e shtetit dhe zhvillimin ekonomik të këtij vendi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›