Koja premton liberalizimin e pranimeve në Universitet

28/03/2005 PS do të konsituojë nëj komitet për Arsimin e Lartë
Mazhoranca socialiste ka nisur përgatitjen e një strategjie të re për arsimin në Shqipëri. Në një deklaratë të dhënë një muaj më parë, kryesocialisti Fatos Nano, është shprehur se "Qeveria do të krijojë Komitetin Kombëtar të Arsimit të Lartë, të përbërë nga personalitetet më të spikatura shkencore të vendit, që do të drejtojnë hartimin e strategjive të politikave dhe të zhvillimit të arsimit". Nano, në qëndrimin e tij është shprehur se, është kundër pavarësisë së universiteve në formën që i'u është dhënë disa fakulteteve aktualisht dhe që e kanë shndërruar në bunker të mediokritetit dhe të pazareve klanore që po e dëmtojnë rëndë cilësinë e mësimdhënies. Kreu i qeverisë ka tërhequr vëmendjen dhe për cilësinë e librave duke theksuar se, dhe në këtë pikë do të ketë reforma përkatëse. Në lidhje me problemin e pagave të mësuesve, kryeministri ka dhënë mendimin se kjo çështje është problemi më i vogël. Por strukturat përkatëse do të nisin punën për të sistemuar dhe këtë pikë shqetësuese për arsimtarët. Në lidhje me liberalizimin e konkurimeve, ka qenë kreu i rinisë socialiste, Gjergji Koja, që ka dhënë premtimin më surprizë. Në një deklaratë të dhënë në mbledhjen e Komitetit të Përgjithshëm Drejtues të FRESSH-it, Koja është shprehur për një liberalizim të pranimeve të studentëve në universitetet shqiptare. Megjithatë, duket se në katër vitet e ardhshme, të dy partitë kryesore do të paraqesin platforma konkrete për arsimin në Shqipëri. Ndërsa do të mbetet për tu verifikuar nëse partia fituese do ta realizojë ose jo.