Kapet në Itali, kapiteni i peshkarexhës që ndihmoi klandestinët
Kërkohej nga drejtësia shqiptare për trafik klandestinësh, ekstradohet nga forcat e Interpolit italian. Nexhat Koçi, 45 vjeç nga Durrësi i akuzuar për dhënie ndihme për kalim të paligjshëm të kufijve përmes peshkarexhës "Realdo I" ku ishte kapiten, është prangosur dhe vënë në dispozicion të akuzës durrsake pas kapjes në shtetin fqinj.
Burime zyrtare nga policia e qytetit bregdetar bëjnë të ditur se dje u bë ekzekutimi i urdhrit të prokurorisë të nxjerrë në janar të vitit 2007 për këtë shtetas ndaj të cilit gjykata kishte vendosur një muaj para këtij urdhri masën e sigurisë "arrest në burg" në mungesë. Ngjarja për të cilën akuzohet 45-vjeçari Koçi ka ndodhur në korrik të vitit 2006, kur shtetasi Nexhat Koçi në bashkëpunim me Gentian Kadillarin, Anton Kabalin etj., ka vënë në dispozicion të rreth 30 shtetasve nga rrethe të ndryshme të vendit, peshkarexhën "Realdo 1", duke ndihmuar në kalimin e paligjshëm të tyre për në Itali. Në atë kohë Nexhat Koçi ka qenë kapiten i kësaj peshkarexhe dhe pas kësaj ngjarjeje ai mundi t‘i shpëtojë prangosjes, duke u shpallur person në kërkim policor.
Ai rezultonte në listën e personave të kërkuar nga Interpoli, qysh prej janarit, të dy viteve më parë. Mbi bazën e informacioneve të marra për vendndodhjen e këtij shtetasi nga ana e strukturave të sektorit të operacioneve speciale të kërkimit pranë Drejtorisë së Policisë së Qarkut Durrës në bashkëpunim me Interpol Tirana u bë e mundur kapja dhe arrestimi i tij në Itali. Ekstradimi u bë nga Interpol Roma përmes linjës ajrore në aeroportin ndërkombëtar "Nënë Tereza" të Rinasit.
Në korrik të tre viteve të shkuara u arrestuan tre nga marinarët e anijes së peshkimit "Realdo 1", që realizoi transportin e klandestinëve deri në anijen "Tiber", ndërsa u shpallën në kërkim pronari dhe kapiteni i saj. "Realdo 1" u sekuestrua dhe u mbyt më pas në basenin e portit, si mjeti me të cilin është bërë transporti i pjesshëm ilegal i klandestinëve. Nën akuzën e dhënies së ndihmës për kalimin e paligjshëm të kufirit për shtetasit u arrestuan Gentjan Kadillari, Skënder Toska dhe Anton Kabali. Ndërkaq, Nexhat Koçi dhe pronari i anijes mundën të largohen, duke i shpëtuar prangosjes. Ndërkaq, në Bari të Italisë policia ndaloi ekuipazhin e anijes "Tiber", e cila kreu transportin e mëtejshëm të klandestinëve, deri në brigjet puljeze. Ngjarja hodhi dritë mbi detajet e një trafiku masiv klandestinësh të aktivizuar verën e 2006-s nga brigjet e Durrësit.
V.Qyrfyçi