Tumoret, teknologji e lartë për trajtim
Sipas planit të vitit 2009, një nga investimet më të rëndësishme për të cilat është folur dhe premtuar për 4 vite me radhë, duhet të mbyllet në muajin dhjetor. Në "dosjen" e zërit investime, deri në fund të vitit duhet të jetë mbyllur blerja e aparaturës më të përfolur, e cila do të zëvendësojë kobaltoterapinë dhe u shërben pacientëve që trajtohen nga sëmundjet e tumoreve, pajisje kjo që në gjuhën mjekësorë quhet akselerator linerar. Kjo aparaturë prej shumë vitesh është pjesë e "arsenalit" të spitaleve në vendet e Bashkimit Europian, e cila ka zëvendësuar kobaltin, aparaturë që përdoret në vendin tonë edhe në vitin 2009. Akseleratori linear është një investim në listën e punëve të administratës së Qendrës spitalore universitare "Nënë Tereza". Aparatura do të vendoset në shërbimin e onkologjikut dhe pjesë e planeve për përmirësimin e infrastrukturës spitalore janë edhe blerje të aparaturave të tjera, siç është rezonanca manjetike, skaneri apo pajisje të tjera të nevojshme për diagnostikim dhe trajtimin e pacientëve.
Përmirësimi i infrastrukturës spitalore është në rendin e prioriteteve të Ministrisë së Shëndetësisë.
Pajisjet
Pjesë e aparaturave të spitalit universitar "Nënë Tereza" do të jetë edhe aparatura e dobishme për pacientët që trajtojnë tumoret. Akseleratori linear është një ekuivalent i kobaltoterapisë, por teknologji më e avancuar e trajtimit të tumoreve nëpërmjet rrezeve. Por në këtë rast pajisja punon nëpërmjet laserit. Kobaltoterapia e përdorur në vendin tonë prej vitesh nuk është më pjesë e aparaturave spitalore në vendet e Bashkimit Europian. Akseleratori në spitalet e huaja është zëvendësuar me aparaturën e kobaltit më shumë se 10 vjet më parë.
Diskutimet për vendosjen e një pajisjeje të tillë në vendin tonë kanë nisur katër vjet më parë, kur mendohej që aparatura do të ishte pjesë e një donacioni. Ajo do t‘i dhurohej shërbimit të Onkologjikut në Tiranë. Duke parë që ky projekt nuk u realizua për disa vite me radhë, këtë vit në planet e investimeve të spitalit më të madh të vendit, QSUT, është edhe blerja e një pajisjeje të tillë. Vlera e një aparature si akseleratori linear kap shifrën rreth 1 milion dollarë.
Investimet
Sipas parashikimeve për përmirësimin e kushteve në spital dhe investimeve, pjesë e "arkivit" diagnostikues dhe trajtues në një të ardhme të afërt do të jenë edhe pajisje si: skaneri, rezonanca manjetike, pajisja e liptotripit, që ndryshe njihet edhe si pajisja që thyen gurët në veshka. Po ashtu, prej dy vitesh edhe shërbimi i kardiologjisë ka kërkuar blerje të një tjetër koronarografie.
Sakaq, në janar të vitit 2009, në një takim mes përfaqësuesve të shëndetësisë shqiptare dhe asaj gjermane, grupi shqiptar ka kërkuar asistencë për trajnimin e personelit, lidhur me përdorimin e aparaturës së incileratorit linear.
Në këtë takim, veç bashkëpunimit dypalësh në mënyrë të veçantë, në fushën e ndërhyrjeve invazive, kardiokirurgji, një pikë tjetër ku lipset kooperimi mes dy vendeve ishte edhe rritja e kapaciteteve njerëzore, si kualifikim për përdorimin e aparatit të akseleratorit linear.