Buxheti i spitaleve, në bazë të punës dhe devotshmërisë
"Sfida jonë e madhe tani është financimi i spitaleve, të cilët duhet të jenë dhënës shërbimi autonom, por, nga ana tjetër, autputi që marrim prej tyre duhet të jetë pozitiv për pacientët", kjo ka qenë deklarata e drejtoreshës së ISKSH-së në Forumin III Ballkanik të Sigurimeve Shëndetësore.
Në këtë takim, drejtoresha e kujdesit shëndetësor ka sqaruar se kontratat e reja me spitalet do të lidhen në mënyrë të tillë që pagesa të jepet në bazë të performancës.
"Çka ne synojmë me kontratat e reja është lidhja e pagesave me shërbimin që u ofrohet pacientëve. Një pjesë e pagesës do të vijojë të jetë me buxhetim, por shtesa e buxhetit do të lidhet në mënyrë të drejtpërdrejtë me performancën e spitaleve", tha Hana. Sipas saj, kjo mënyrë pagese do të ulë edhe informalitetin në spitale. "Do të ketë pagesa për raste të kuruara dhe trajtuara realisht në spital dhe duke ndjekur sistemin e referimit, do të kemi edhe një kontroll më të fortë", theksoi drejtoresha e institutit. Pagesa e qendrave shëndetësore dhe spitaleve në bazë të kostos për rast dhe zbatimi i një sistemi unik informacioni, ku një shembull i mirë është Sllovenia, ishte një prej temave të bisedimeve në këtë forum ballkanik.
Do të ketë pagesa për raste të kuruara dhe trajtuara realisht në spital dhe duke ndjekur sistemin e referimit, sistemi shëndetësor do të ketë edhe një kontroll më të fortë.
Konsolidimi i sistemit të sigurimeve dhe shkëmbimi i eksperiencave me vendet e rajonit ishin në fokus të Forumit III Ballkanik, "Reformat në financimin e kujdesit shëndetësor", i cili zhvilloi punimet nga data 21-23 nëntor në Budva të Malit të Zi. Drejtoresha e ISKSH-së, e pranishme në këtë forum, vuri theksin te rëndësia e shkëmbimit të përvojave mes vendeve tona, sidomos në këtë moment kyç të reformimit të sistemit shëndetësor në të gjitha vendet ballkanike.