Mesazhet "terroriste" të Kristos në "Youtube"
Materialet që konsiderohen nga prokuroria se nxisin terrorizmin në Shqipëri, për të cilat është vënë në pranga hoxha Artan Kristo, i quajtur me emrin fetar Muhamed Abdullahi, gjenden fare lehtë në botën virtuale, madje të plota dhe të pacensuruara. Mjafton të klikosh në faqen e internetit "Youtube" me emrin Muhamed Abdullahi dhe të shfaqen dy video me emrin "A ka xhihad në botën islame sot?". Videot janë rreth tetë minuta në formën e audios, ku hoxha Artan Kristo nuk shfaqet fizikisht, por u kthen përgjigje disa pyetjeve që i janë realizuar nga persona të ndryshëm. Nga vëzhgimi i gazetës "Shqip" rezulton se në përmbajtje të dy videove përmenden frazat që kanë futur në burg Kriston se "...në xhihad shkohet për të vrarë dhe jo për t‘u vrarë...". Megjithatë, asnjë hap nuk është marrë ende nga prokuroria për fshirjen e videove nga bota virtuale.
Faqet e internetit
Prokuroria ka evidentuar se tri faqet e internetit nga ku Kristo lëshonte mesazhe terroriste ishin albselefet, forumi islamik dhe udhëzime dhe drita, të cilat janë mbikëqyrur për një periudhë kohe nga hetuesit e çështjes. Gjithsesi, asgjë nuk ka ndryshuar në këtë faqe interneti, të cilat mbartin akoma videot ku shfaqet Artan Kristo në leksione apo udhëzime për predikuesit e ideve të tij, të cilat shpeshherë, sipas prokurorisë, kalonin në ekstremizëm. Në materialin rreth 16 minuta që gjendet në "Youtube" shfaqet i arrestuari Kristo duke bërë thirrje për Xhihad, të cilin e konsideron si obligim deri në ditën e gjykimit, për të shkuar në luftë me qëllim për të vrarë, për të shkatërruar vendet dhe për të ngritur islamin. Ai bën thirrje në këtë fjalim për t‘i përgatitur besimtarët myslimanë me sa të kenë mundësi, që të ndihmojnë islamin me xhihadin e fjalës, të dorës e të shpatës, të bombës e çdolloj mjeti tjetër që të ketë kur të vijë koha.
Mesazhi në internet
Me një zë të ngjirur, Kristo mban një fjalim të gjatë, duke deklaruar se "Xhihadi është obligim deri në ditën e gjykimit. Të shfrytëzojmë kohën, vendin, të shfrytëzojmë pasurinë, të shfrytëzojmë mundësitë tona, pasi të kemi realizuar ecurinë në aspektin fetar". Si shqipton fjalët se "...Xhihadi është obligim, si në Palestinë, Afganistan, Irak, apo më herët që duhet të jetë në Andaluzi të Spanjës, ku kanë vdekur muhaxhedinë myslimanë, kanë luftuar për islamin dijetar, hoxhallarë, popull, gra e fëmijë, ku edhe janë masakruar në Andaluza të Spanjës. Më tej shton se në Xhihad shkohet për të vrarë, nëse shkon për të vrarë ata qafirë që bëhen pengesë në shtetin islam, është bërë pengesë për shoqërinë islame, për drejtësinë, për shumë gjëra, ta heqësh qafe atë qafir, duhet të shkosh për të vrarë jo për t‘u vrarë...". me gjithë përmbajtjen tejet ekstremiste, e cilësuar nga prokuroria, ende asnjë masë nuk është marrë për të hequr nga bota virtuale këto mesazhe.
Propaganda e Kristos
Sipas prokurorisë, prej një kohe të gjatë bën propagandë radikale islamiste, të llojit salafit-tekirist me një grup të vogël të rinjsh nga Rrushbulli e Golemi në Durrës, duke dhënë këshilla fetare tepër radikale për besimtarët myslimanë në faqet e internetit ëëë.forum-islamik.com. Këto akuza, Kristo dhe avokati i tij mbrojtës i kanë cilësuar si një kurth i organizuar nga agjentët e SHISH-it. Ndërkohë, prokuroria deklaron se janë monitoruar aktiviteti virtual i Kristos në këto faqe online dhe aty ka rezultuar se ai kishte tejkaluar elementët që të shpien në veprën penale të nxitjes, thirrjes publike dhe propagandës për kryerjen e veprave penale me qëllime terroriste. Aktiviteti i Artan Kristos ishte zhvilluar në tri faqe online, www.forum-islamik.com; www.udhezimedhedrita.net dhe www.albselefet.net.
"Ky kallëzim është bërë si rrjedhojë e disa pamjeve video të shfaqura në faqen e internetit www.albselefet.net. bazuar në atë që kemi parë dyshojmë se shtetasi Artan Kristo synonte mbështetjen ose kryerjen e veprave për qëllime terroriste" deklaron prokuroria.
S.Ç