E Diel, 1 Nëntor 2026

24.5 milionë dollarë familjeve të viktimave

Drejtuesit e shoqërisë franceze të fluturimeve, "Air France", njoftuan dje se kishin vendosur të paguanin shifrën prej 24,500 dollarësh amerikanë, në formë kompensimi fillestar, për secilën prej viktimave të Avionit 447, i rrëzuar këtë muaj në ujërat e Oqeanit Atlantik. Shoqëria bëri gjithashtu me dije se deri tani ka kontaktuar 1800 të afërm të njerëzve që gjetën vdekjen për shkak të rrëzimit të "Airbus A330". Shefi ekzekutiv, Pol Henri Gurgon, u shpreh në një intervistë radiofonike të premten se kompania po bënte të pamundurën për t‘iu gjendur familjeve pranë në këtë çast të vështirë. Trupi i avionit nuk është zbuluar ende, megjithëse skuadrat e shpëtimit kanë gjetur dhjetëra copa materialesh dhe autoritetet thonë se e dinë në vija të trasha vendndodhjen e tij. Por Pol-Luis Arslanian, kreu i bordit francez të investigimit mbi këtë tragjedi, tha kësaj jave se janë të mëdha mundësitë që trupi i avionit të mos mund të gjendet kurrë. Ndërkaq po kërkohen me ngulm kutitë e zeza të avionit, gjë që shihet nga ekspertët si e vetmja mënyrë për të hedhur dritë mbi shkakun e tragjedisë.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›