Një tjetër skemë piramidale në SHBA
Sipas zyrtarëve të Departamentit amerikan të Drejtësisë, një miliarder nga Teksasi, së bashku me tre bashkëpunëtorë dhe me një kontrollor financiar nga Karaibet, u përballën dje me drejtësinë nën akuzën e mashtrimit, konspiracionit dhe sekretit që solli pasojë krijimin e një skeme piramidale, ku humbën paratë një numër i madh investuesish amerikanë. Një gjykatës federal e urdhëroi miliarderin 59-vjeçar, Alen Stanford, të transferohej në Hudson për një seancë gjyqësore, ku do të vendosej nëse do t‘i jepej apo jo mundësia e lirisë me kusht, ndërsa gjykohet për akuzën e orkestrimit të mashtrimeve financiare përmes bankës së tij në ishullin Antigua të Karaibeve. Financieri rrezikon burgimin e përjetshëm nëse rezulton fajtor ndaj të gjitha akuzave të ngritura kundër tij.
Stanford iu dorëzua forcave të FBI-së mbrëmjen e së enjtes ndërsa gjendej në vilën e së dashurës. Ai bashkë me shefen ekzekutive të bankës së tij, Laura Pendergest-Holt, financierët Xhilberto Lopez e Mark Kurt dhe me kontrollorin financiar, Liroi King, gjenden nën 21 akuza të cilat vërtiten rreth faktit se të katërt janë përgjegjës për mashtrimin e investuesve dhe fabrikimin e deklaratave të rreme për të fshehur skemën piramidale. "Skema ishte orkestruar me mjaft kujdes për të siguruar që informacioni i vërtetë të mos e shihte kurrë dritën e diellit", tha Robert Kuzami, kreu i një prej mekanizmave amerikanë që drejtoi hetimet.
Stanford, i njohur për jetën luksoze dhe për pasionin për briketin - që e ka kthyer në një prej sponsorëve më dorëlëshuar në këtë sport - ka hedhur poshtë të gjitha akuzat. Avokati i tij tha të premten se klienti i tij do të hidhte poshtë të gjitha akuzat.
Rasti i 59-vjeçarit Alen Stanford është hetimi i parë madhor në kuadrin e krimeve financiare nën administratën "Obama", i cili u ka premtuar amerikanëve që me të hyrë në Shtëpinë e Bardhë do të luftonte pa mëshirë këdo që do të përpiqej të përfitonte në mënyrë të padrejtë në këto ditë të zymta krize ekonomike. Kevin Përkins, një prej asistentëve të drejtorit të FBI-së, njoftoi se agjencia po heton mbi të paktën 100 aktivitete të dyshuara si skema piramidale gjatë këtyre muajve të fundit. Në një kohë kur shumë amerikanë janë të zemëruar në skaj për shkak të krizës së sektorit financiar, mekanizmat shtetërorë të kontrollit janë nën trysni të fortë për të vepruar me dorë të hekurt kundrejt çdo rasti mashtrimi financiar apo korporativ, veçanërisht pasi administrata e mëparshme nuk u tregua e vëmendshme ndaj zërave sipas të cilëve Bernard Madof kishte ngritur një skemë gjigante piramidale. Madof, financier i arrestuar në fundin e vitit që shkoi, pranoi në mars se ishte përgjegjës për skemën më të madhe piramidale në historinë e Wall Street-it.
Nga autoritetet amerikane bëhet me dije se Alen Stenford dhe bashkëpunëtorët e tij përvetësuan përmes mashtrimit 7 miliardë dollarë që gjendeshin në fondin e investimit të bankës, ndërkohë që janë mundur të identifikohen vetëm 2 miliardë prej tyre. Ndërkaq mësohet gjithashtu se financieri gjendej nën akuza të bëra prej Komisionit Amerikan të Këmbimit dhe Sigurive, sipas të cilave është fajtor për shitjen e certifikatave të sigurisë së bankës së vet me vlerë ekuivalente prej 8 miliardë dollarësh me interesa tepër të larta.
Autoritetet gjyqësore dyshojnë se Stanford e ka përdorur një pjesë të shumës së vjedhur përmes mashtrimit për të financuar disa sipërmarrje personale, siç është ndërtimi i një restoranti dhe financimi i një turneu të përvitshëm briketi, i cili kushton të paktën 20 milionë dollarë.