Recesioni dhe ushtria e Europës
Kriza ekonomike i ka shkatërruar buxhetet qeveritare përgjatë tërë Europës, ndërsa të ardhurat vjetore kanë pësuar rënie dhe shpenzimet për stimule dhe nxjerrja nga falimentimet janë rritur. Tashmë ka shenja se i tërë kontinenti do të vuajë harxhimet për mbrojtje. Ministrat e Financave do të kërkojnë mënyra për të zvogëluar deficitin e borxhet, ndërsa buxhetet ushtarake janë një cak tërheqës. Zvogëlime të tilla të buxhetit do të kenë disa efekte të dobishme: Institucionet e mbrojtjes, me rezistencën e tyre ndaj pavëmendjes civile dhe theksimin që kanë në vazhdimësi, kanë prirje të fryhen në kohëra të begatisë relative.
Shpesh duhet të vijë një krizë, në mënyrë që të detyrohen reforma të rëndësishme. Por, zvogëlimet e buxhetit gjithashtu kërcënojnë t‘ia presin fuqitë efektshmërisë së forcave luftuese të Europës dhe t‘i lënë disa pjesë të botës të ekspozuara ndaj pasigurisë. Porcioni më i lehtë i buxhetit për t‘u zvogëluar janë operacionet. Por, gjithashtu ky është porcioni më i rëndësishëm. Tërheqja e ushtarëve nga vendet e largëta duket gjë e mirë në shtëpi dhe nuk kërkon pezullime, por kjo do të thotë më pak ushtarë nëpër disa nga rajonet më të rrezikuara të botës. Polonia lajmëroi në prill se do të tërhiqet nga të gjitha operacionet paqeruajtëse të OKB-së.
Ndërsa polakët ndoshta nuk do të jenë më pak të sigurt, vendet si Çadi dhe Libani ende kanë nevojë për ushtarë të huaj, në mënyrë që të kenë paqe. Në vend se të tërhiqen nga zonat e konfliktit, shtetet dhe agjencitë europiane duhet të ndalin dërgimin e misioneve, të cilat e mbulojnë njëra-tjetrën nëpër pika të njëjta problematike. Edhe BE, edhe NATO dërguan misione në Sudan në vitin 2007 dhe tri forca të ndryshme janë në këtë moment duke luftuar kundër piraterisë afër bregdetit të Somalisë. Më mirë do të ishte që këto operacione të përmblidhen në një: dublikimi i tashëm i çon dëm paratë e taksapaguesve. Teksa ministrat e Mbrojtjes i presin buxhetet e tyre, instinkti do të jetë që të zvogëlojnë programet multinacionale të armëve dhe për çfarëdo blerjeje t‘i bëjnë në vendet e tyre, në mënyrë që të mbrohen vendet e punës. Por, kjo gjë përmban rreziqe. Shumë sisteme me të vërtetë të rëndësishme, si aeroplanët për transport, janë aq të shtrenjta dhe komplekse saqë më së miri financohen dhe ndahen ndërmjet shteteve.
Duhet pranuar se shumë programe bashkëpunuese në të kaluarën kanë qenë katastrofale, si plani shtatëkombësh për industrinë e aeroplanëve A400M për transport ushtarak. Aeroplani nuk mund të fluturojë, për shkak se makineritë, të prodhuara nga një partneritet i katër shteteve, nuk kanë certifikim të duhur; gjithashtu thuhet se aeroplani është tejet i rëndë. Por, problemi me A400M nuk gjendet te natyra bashkëpunuese e programit. Aeroplani është një dështim, sepse dizajnuesit kanë qenë më shumë të brengosur për sigurimin e vendeve të punës për prodhimtari se sa për ndërtimin e një produkti të mirë. Si shkëmbim për investimin në këtë aeroplan, ata kanë kërkuar që një numër i barabartë i vendeve të punës për prodhimtari të shkojë në shtetin e tyre, si rezultat, pjesë të aeroplanit po ndërtohen nëpër tërë Europën dhe jo në shtetet të cilat janë më së shumti të kualifikuara për ta bërë këtë punë. Qeveritë europiane duhet të jenë më të mençura. Ato duhet të pranojnë se ka më shumë kuptim të porositen pjesët e duhura nga uzina që ka ekspertizën më të mirë teknike.
Qeveritë gjithashtu duhet të jenë më të gatshme të blejnë përbërës që tashmë janë prodhuar, në vend se të përpiqen të krijojnë vende pune duke prodhuar pjesë nga e para. Ndikimi i zvogëlimit të buxhetit, posaçërisht reduktimet në personel dhe pajisje, gjithashtu kërcënon t‘i shndërrojë disa ushtri europiane në forca sa për sy e faqe, që nuk janë në gjendje të zbarkojnë jashtë vendit dhe me këtë janë të parëndësishme për shumicën e operacioneve të BE-së dhe NATO-s. Ka pak kuptim, për shembull, për shumicën e aleatëve që të mbajnë tanket, pos nëse janë të përmirësuar që të operojnë nëpër vende të largëta si Afganistani dhe pos nëse qeveritë kanë qasje ndaj aeroplanëve mjaft të mëdhenj sa për të transportuar tanket. Ashtu siç erdhi në përfundim një studim i ri e i mrekullueshëm i drejtuar nga qeveritë nordike, "shtetet e vogla dhe të mesme e humbin aftësinë e tyre që të mirëmbajnë një mbrojtje të besueshme" kur njësi të caktuara zvogëlohen tepër. Ka dy mënyra për t‘iu shmangur rezultateve të tilla, ndërsa zvogëlohen buxhetet. Disa nga pajisjet kritike, të cilat e bëjnë të mundshëm luftimin modern, si për shembull aeroplanë të cilët sigurojnë vrojtimin e tokës nga ajri apo transportin ushtarak, duhet të jenë të zotëruar në mënyrë të përbashkët.
NATO-ja operon një grup të përbashkët të aeroplanëve, të cilët e koordinojnë trafikun ajror dhe Aleanca planifikon të blejë aeroplanë transportues për përdorim nga ana e anëtarëve të saj. Ky aranzhim bën që ushtritë e shteteve më të vogla dhe më të varfra europiane, si aleatët e rinj nga Europa Lindore, të marrin pjesë në operacione komplekse nëpër vende të largëta. Por, vetëm kjo nuk do të përmbledhë mjaft kursime. Në fakt, koha ka ardhur për qeveritë europiane që të mendojnë të braktisin pjesë të forcave dhe infrastrukturës së tyre kombëtare e të formojnë njësi të përbashkëta me fqinjët që kanë. Ushtritë moderne në fakt e kryejnë tërë luftimin e tyre jashtë shtetit në koalicion me të tjerët. Nëse u mungojnë paratë për të pajisur dhe dërguar ushtarët e tyre jashtë vendit, ata duhet të konsiderojnë masa radikale për kursim.
Shumë qeveri duhet të bëjnë si Belgjika, Holanda dhe Luksemburgu, që bashkuan disa pjesë të forcave të tyre ajrore, ose të rivalizojnë shtetet nordike, të cilat po konsiderojnë bashkimin e njësive të tyre amfibe. Shumica e qeverive europiane në të kaluarën e kanë pasur shumë të vështirë të ndahen nga simboli i dashur i sovranitetit kombëtar, që është një ushtri apo forcë ajrore. Por vlera praktike e shërbimeve të tilla ushtarake në Europë shpesh është e papërfillshme. Ndërsa recesioni thellohet, ministrat e Mbrojtjes përgjatë tërë Europës duhet ta shohin këtë krizë si një mundësi për t‘i kombinuar disa njësi të caktuara dhe programe përgjatë shteteve, kjo do të kursejë para, të cilat duhet të përdoren për përdorimin e mirë të trajnimit dhe pajisjen e forcave për operacionet e BE-së e NATO-s.