Amerikanët pranojnë "gabimet" në tragjedinë e 4 majit në Afganistan
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë pranuar se janë bërë gabime gjatë operacionit ushtarak të 4 majit në Farah, rajon i Afganistanit Veriperëndimor, i cili shkaktoi dhjetëra të vrarë në radhët e popullsisë civile. Në një raport zyrtar, Pentagoni pranon shkaktimin e 104 viktimave në tri bombardime të njëpasnjëshme: 27 civilë e 78 talebanë. Njëherësh nuk e përjashton as mundësinë që "numri i të vdekurve të jetë edhe më i madh", edhe pse në raport vërehet se përcaktimi "i saktë i numrit të viktimave është i pamundur". Bombarduesi B-1, i cili gjatë operacionit fluturoi tri herë mbi zonën në fjalë, "nuk iu përmbajt me saktësi rregullave", shkruhej në raportin e Pentagonit. Mësohet se bëhet fjalë për tragjedinë më të rëndë të shkaktuar nga forcat amerikane mes radhëve të civilëve që prej fillimit të luftës në Afganistan, e nisur në tetorin e vitit 2001.
Që në fillim, autoritetet lokale dhe qeveria afgane kanë thënë se numri i viktimave në të vërtetë ishte 140, duke saktësuar se mes tyre gjendeshin edhe gra e fëmijë. Presidenti afgan, Hamid Karzai, u shpreh kohë më parë se është e "papranueshme" që lufta në Afganistan të cenojë jetët e civilëve të pafajshëm.
Që pas tragjedisë, Pentagoni kishte larguar menjëherë nga detyra komandantin e trupave aleate, Deivid MekKiernan. Presidenti Barak Obama kishte kërkuar një hetim të brendshëm për të përcaktuar përgjegjësit e tragjedisë. Ndërsa Ministria e Jashtme afgane, pas tragjedisë, kërkoi rishikimin e marrëveshjeve me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe NATO-n për shkak të viktimave civile të shkaktuara nga sulmet në fjalë.