E Shtunë, 31 Tetor 2026

25% e popullsisë së Kosovës jeton jashtë vendit

Ibrahim Makolli

Ministri i Diasporës në Qeverinë e Republikës së Kosovës, Ibrahim Makolli është shprehur se sipas procesit të fundit të regjistrimit të popullsisë 25% e popullsisë së Kosovës jeton jashtë territorit të saj. Por një gjë e tillë nuk është ende zyrtare pasi rezultatet e Censusit nuk janë publikuar ende.

Makolli ka bërë një deklaratë të tillë gjatë një vizitë në komunat e Pejës dhe asaj të Deçanit

Nga censusi i fundit, rezultatet paraprake tregojnë se popullsia e Kosovës është 1.7 milion banorë ndërsa qyteti më numrin më të madh është Prishtina me 198 mijë banorë. /F.S/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›