E Shtunë, 31 Tetor 2026

Real Madrid blen K. Ronaldon e ri

Real Madrid shikon përpara dhe siguron kartonin e një të riu premtues brazilian me pasaportë portugeze. Bëhet fjalë për Alipio Duarte Brandao, i datëlindjes ‘92, sulmuesi i Rio Ave. Djaloshi ka mbërritur në Portugali, dy vite më parë, dhe akoma nuk ka debutuar në ndeshje zyrtare me skuadrën e parë, por fama që e shoqëron është e madhe, aq sa "Casa Blanca" (Reali) ka vendosur të lëvizë shpejt dhe të fitojë konkurrencën me Çelsin. Alipio është një sulmues me fizik ende në rritje, 174 centimetra dhe 65 kg dhe me një talent të madh. Lajmi i blerjes së tij është dhënë nga "Marca". Ndryshe e thërrasin Kristiano Ronaldo i ri dhe që këtë javë ai do të ketë mundësinë t‘i bashkohet skuadrës së Realit.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›