Tregu global në krizë, Shqipëria stabilizon çmimet
Vendi ynë nuk është pjesë e krizës globale. Kohëve të fundit, tregu ynë ka pësuar përmirësime, duke stabilizuar edhe çmimet e mallrave të shportës. Instituti i Statistikave jep të dhënat e detajuara, duke bërë krahasimin për periudhën njëvjeçare sa i takon rritjes dhe uljes së çmimeve për zërat kryesorë. Sipas këtij raporti, telefonia celulare dhe komunikimi në telefoninë fikse ka qenë më i lirë. Po ashtu, edhe çmimi i naftës dhe benzinës ka pësuar ulje dhe jo rritje. Kriza në tregun global jo vetëm që nuk e ka prekur Shqipërinë, por puhiza e shqetësimeve jashtë vendit tonë, në financa apo bursë, sipas të dhënave të INSTAT-it, duket se nuk e ka cekur as me gishtin e vogël. Ndërsa, tregu global është përfshirë në krizë të përgjithshme të tregjeve financiare, në ekonominë vendase janë stabilizuar çmimet e mallrave të shportës.
Rritjet dhe inflacioni
Sipas shifrave të publikuara dje nga INSTAT: "Inflacioni për muajin tetor ka shënuar 2.8 për qind". Po sipas këtij raporti, niveli i përgjithshëm i çmimeve ka shënuar një rritje prej 0.1 përqindësh krahasuar me muajin e kaluar. Një vit më parë, ky ndryshim ishte 4.2 për qind. Veç çmimeve të mallrave të shportës, indeksi i ushqimeve dhe pijeve joalkoolike shënoi një rritje prej 0.8 përqindësh. Brenda këtij grupi, rritja më e madhe prej 5.0 përqindësh vërehet në nëngrupin zarzavate, përfshi patatet.
Këtu mund të përmendim rritjen e çmimit të domateve me 34.3 për qind, specave me 17.6 për qind, patëllxhanëve me 19.3 për qind, kastravecëve me 18.3 për qind. Gjatë muajit tetor, çmimet janë rritur edhe në disa nga nëngrupet e tjera të grupit të ushqimeve, ku, sipas INSTAT-it, veçohen rritja e çmimit të mishit me 0.8 për qind, buka dhe drithërat me 0.1 për qind, ndërsa qumështi, djathi dhe vezët 0.7 për qind. Indeksi i grupit "Veshje dhe këpucë" shënoi një rritje prej 0.3 përqindësh, me një ndikim prej 0.01 përqindësh në totalin e ndryshimit mujor. Ndërsa niveli i përgjithshëm i çmimeve në grupin hotele, kafene dhe restorante shënoi një rritje prej 1.1 përqindësh. Kjo rritje është rezultat i rritjes së pagesës për konvikte me 8.1 për qind.
Uljet
Sipas Institutit të Statistikës, karakteristikë për çmimet e tetorit mbetet ulja e çmimeve të telefonisë celulare me 11 për qind dhe telefonisë fikse me 19 për qind.
Indeksi në nëngrupin fruta shënoi një ulje prej 0.8 përqindësh, ku mund të përmendim uljen e çmimit të mollëve me 5.5 për qind, kivit me 3.7 për qind, portokalleve me 1.1 për qind.
Por ndryshe nga muajt e kaluar, indeksi i grupit të shërbimeve të transportit shënoi një ulje prej 1.5 përqindësh.
Gjatë tetorit, çmimi i naftës shënoi një ulje prej 6.0 përqindësh dhe çmimi i benzinës një ulje prej 4.6 përqindësh. Gjithashtu indeksi i grupit "Komunikim" shënoi një ulje prej 11.0 përqindësh, e shkaktuar nga ulja e tarifave të telefonisë fikse me 19.3 për qind dhe tarifave të telefonisë celulare me 11.3 për qind.