E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bode i merr Nishanit pushtetin vendor

Për herë të parë, Ministria e Financave ka hartuar buxhetin e njësive të pushtetit vendor, duke iu referuar një formule të re. Për ta arritur këtë qëllim, ministria ka krijuar një drejtori të re, që merret drejtpërdrejt me shpërndarjen e fondeve të pakushtëzuara, duke e mbyllur ciklin e hartimit të fondeve buxhetore po brenda dikasterit. Këtë funksion e ka ushtruar më parë Ministria e Brendshme, si autoriteti përgjegjës për pushtetin vendor. Tashmë, dikasteri i drejtuar nga Bujar Nishani, nuk do të ketë kompetencë të merret me përpilimin e listave të bashkive dhe komunave rreth fondeve që do të marrin nga buxheti, por do të jetë ministria e Bodes. Institucioni i këtij të fundit prej kohësh nuk gjen gjuhën e përbashkët me zyrtarë të Ministrisë së Brendshme, në lidhje me shpërndarjen e granteve të kushtëzuara, duke sjellë në shumë raste vonesa në çeljen e fondeve. Rritja e fondeve për pushtetin vendor, sipas buxhetit 2009, përllogaritet rreth 5 për qind më shumë se 2008, por opozita pretendon se ka diskriminim për njësitë vendore të drejtuara nga e majta.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›