KQZ jep 80 mijë lekë për anëtarët e KZZ

15/05/2005 Shbërblimi për komisionerët gjatë ditës së zgjedhjeve do të jetë nga 70 mijë deri në 7 000 lekë
6 partitë duhet të paraqesin brenda afateve emrat që do të numërojnë votat
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur që të paguajë me kuota më të larta anëtarët e Komisioneve Zgjedhore Zonale dhe të qendrave të votimit, në krahasim me zgjedhjet e shkuara. Shpërblimet për kontributin e dhënë gjatë zgjedhjeve do të jepen pas përfundimit të votimit, ndërsa varion nga 80 mijë lekë në 7 mijë lekë. Më të paguarit do të jenë anëtarët e Komisioneve Zgjedhore Zonale, pasi puna e tyre do të zgjasë disa muaj. Kodi zgjedhor përcakton se vetëm gjashtë parti kanë të drejtë që të paraqesin anëtarë në KZZ dhe në QV.
Vendimi
Në bazë të nenit 29, pika 14, të Kodit Zgjedhor, KQZ ka caktuar masën e shpërblimit për anëtarët e komisioneve zgjedhore dhe grupeve të numërimit. Në caktimin e masës së shpërblimit KQZ ka marrë në konsideratë kohën e funksionimit të këtyre komisioneve, ngarkesën e punës, si dhe përgjegjësinë e tyre në administrimin e procesit zgjedhor në njësinë zgjedhore. Duke u bazuar në këto pika, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi "të caktojë masën e shpërblimit në vlerën 80.000 lekë për kryetarin dhe zv.kryetarin e KZZ-së, për periudhën nga momenti i konstituimit të KZZ-së, deri në shpalljen e rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve. Të caktojë masën e shpërblimit në vlerën 75.000 lekë për anëtarët dhe sekretarin e KZZ-së, për periudhën nga momenti i konstituimit të KZZ-së, deri në shpalljen e rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve. Të caktojë masën e shpërblimit në vlerën 4.000 lekë për kryetarin dhe zv.kryetarin e KQV-së. Të caktojë masën e shpërblimit në vlerën 3.000 lekë për anëtarët dhe sekretarin e KQV-së. Të caktojë masën e shpërblimit në vlerën 8.000 lekë për kryetarin dhe zv.kryetarin e Grupit të Numërimit. Të caktojë masën e shpërblimit në vlerën 7.000 lekë për anëtarët dhe sekretarin e Grupit të Numërimit".
Kodi
"Sipas përcaktimit të nenit 34, pika 4, KZZ-ja ngrihet jo më herët se 8 muaj dhe jo më vonë se 6 muaj para mbarimit të mandatit të Kuvendit. Sipas nenit 45, pika 2, propozimet për anëtarët dhe sekretarin e KQV-së bëhen jo më vonë se 35 ditë para ditës së zgjedhjeve. KZZ-ja emëron anëtarët e KQV-së jo më vonë se 5 ditë nga paraqitja e propozimeve. Në çdo rast, emërimi i tyre bëhet jo më vonë se 10 ditë para datës së zgjedhjeve", thuhet në vendimin e marrë prej Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Sipas llogarive të deklaruara, gjatë fushatës së zgjedhjeve, qeveria do të shpenzojë rreth 2 euro për votues. Kjo si për të rritur numrin e pjesëmarrësve në zgjedhje ashtu dhe për plotësimin e standardeve të kërkuara.
Aplikantët
Sipas Kodit Zgjedhor, vetëm 6 parti kanë të drejtën e paraqitjes së anëtarëve të KZZ-ve, KQV-ve dhe të grupeve të numërimit të votave. PSD, PR, PBDNJ dhe PDR kanë të drejtën që të paraqesin nga një anëtar në të 100 komisionet e zonave zgjedhore dhe në të gjithë qendrat e votimit. Ndërsa Partia Socialiste në 50 për qind të qendrave të votimit dhe të KZZ-ve do të ketë nga 2 anëtarë. Në pjesën tjetër është PD që do të ketë nga dy anëtarë.
80.000 lekë për kryetarin
dhe zv.kryetarin e KZZ-së
75.000 lekë për anëtarët
dhe sekretarin e KZZ-së
4.000 lekë për kryetarin
dhe zv.kryetarin e KQV-së
3.000 lekë për anëtarët
dhe sekretarin e KQV-së
8.000 lekë për kryetarin dhe
zv. kryetarin e Grupit të Numërimit
7.000 lekë për anëtarët dhe
sekretarin e Grupit të Numërimit
Shefi i ODIHR Grunet shpreh shqetësimin për situatën elektorale
PD-PS konfrontohen në mënyrë shumë të ashpër
Shefi i misionit vëzhges të OSBE/ODIHR për zgjedhjet në Shqipëri, Jorgen Grunet, e ka cilësuar situatën politike në vend të njëjtë me atë të tre viteve më parë. Grunet ka kritikuar marrëdhëniet konfrontuese mes dy forcave kryesore të politikës, duke u shprehur se ky qëndrim nuk i shërben aspak integrimit të vendit. Gjatë një pronocimi për tv Klan, ai tha se “aktualisht kemi dy parti politike, të cilat konfrontohen me njëra-tjetrën në mënyrë shumë të ashpër. Puna ime konsiston në komentimin e situatës politike, por shpresoj që në të ardhmen, për hir të Shqipërisë, të ketë një atmosferë konsensuale. Normalisht për arritjen e konsensusit është më i mirë dialogu sesa konfrontimi“. Ndërsa lidhur me monitorimin e zgjedhjeve të 3 korrikut nga vëzhgues të OSBE/ODIHR-it, Grunet shprehet se “këto zgjedhje janë shumë të rëndësishme për Shqipërinë dhe kjo u dëshmua kur Komisioni i Bashkimit Evropian u shpreh se këto zgjedhje do të kenë një impakt të madh në progreset e Shqipërisë drejt Evropës. Monitorimi i procesit do të bëhen nga një komisioni përkatës. Jemi në pritje të 25 vëzhguesve afatgjatë që do të shpërndahen në të gjithë vendin për të ndjekur ecurinë e përgatitjeve. Ndërsa disa ditë para zgjedhjeve do të kemi shumë vëzhgues ndërkombëtarë, që do të mbulojnë të gjithë vendin. Shpresojmë që të mbulojmë të 4 600 qendrat e votimit, por njëkohësisht do të jemi prezent në të 100 qendrat e numërimit të votave dhe ky proces do të monitorohet nga shumë afër. Menjëherë pas zgjedhjeve do të përgatisim një raport të parakohshëm mbi ditën e zgjedhjeve dhe pak javë më vonë do të kemi një raport përfundimtar më të plotë dhe të detajuar, ku do të jetë e përfshirë çdo gjë që kemi monitoruar dhe vëzhguar. Prezenca jonë nuk duhet parë si armiqësore, pasi ne jemi këtu për të asistuar, në mënyrë që zgjedhjet të ecin sa më mirë“, tha Grunet. Ndërsa lidhur me raportin përfudimtar të institucionit që përafqëson, Grunet tha se raporti do të pasqyrojë shumë qartë çdo monitorim që do të bëhet nga vëzhguesit e shumtë të misionit. Sipas tij, “nëse zgjedhjet do të jenë të suksesshme, raporti i misionit tonë do të jetë më pozitiv. Ky do të jetë një kontribut që do t'ju ndihmojë ju në hapat e përparimit dhe integrimit evropian dhe gjithashtu për të përgatitur terrenin për investimet e ardhshme që do të bëhen në Shqipëri. Gjithçka do të varet prej autoriteteve shqiptare dhe zgjedhësve shqiptarë. Nëse do të ketë zgjedhje të drejta dhe të kryera siç duhet në përmbushje të standardeve do të kemi një raport shumë të qartë nga ana jonë. Raporti i qartë do të jetë nga ana jonë dhe në rastet kur do të bëhet shumë zhurmë gjatë zgjedhjeve. Por, edhe nëse do të ketë gjëra të mesme, po i njëjti raport aq i qartë do të jetë”, tha shefi i misionit vëzhgues të OSBE/ODIHR-it. Kandidatët në Tiranë në sherr për posterat elektorale
Afrimi i datës së zgjedhjeve ka sjellë tensionimin e situatës elektorale. Kandidatët për deputetët akuzojnë njeri tjetrin, për shkelje të Kodit Elektoral dhe të Kodit të Etikës në lidhje me posterat që ata kanë vendosur në vende të ndryshme. Opozita thekson se socialistët po përdorin administratën për të hequr posterat e tyre. Ndërsa vetë socialistët thonë se janë kandidatët e opozitës që po shkelin rregulat. Për këtë ka raguar dje KESH që ka dhënë shqetësimin për vënien e posterave në shtyllat elektrike. "Gjatë paraditës së sotme, punonjësit e KESH-it janë kërcënuar nga disa mbështetës të kandidatit për deputet të PD-së në Tiranë, Shaban Memia, për shkakun se kanë kërkuar heqjen e posterave elektoralë dhe të mjeteve të tjera propagandistike nga shtyllat dhe objektet e tjera energjitike, të cilat janë pronë e KESH-it dhe si rrjedhim, të pacenueshme. Vendosja e posterave elektorale në shtyllat elektrike përbën dhunim të pronës së Korporatës Elektroenergjitike; vetë Drejtori i Përgjithshëm i KESH-it, kandidat për deputet, nuk ka lejuar vendosjen e asnjë posteri të tij apo mjeti tjetër propagandistik në objektet publike dhe ca më tepër, në objektet e Korporatës", thuhet në deklaratë. Madje është theksuar se vendosja e mjeteve propagandistike në shtylla është shkelje e Rregullores Teknike, pasi përbën rrezik për jetën e atyre personave të paspecializuar dhe të pautorizuar, që i montojnë ato.