E Hënë, 2 Nëntor 2026

LZHK prezanton Pëllumb Berishën kandidat në Durrës

15/05/2005  Lëvizja për Zhvillim Kombëtar ka prezantuar dje 5 kandidatët për deputetë në Durrës. Ndër emrat e prezantuar prej kreut të Lëvizjes, Leka Zogu, ishte dhe ish-deputeti i Partisë Demokratike, Pëllumb Berisha, i cili këtë vit do të garojë nën siglën e LZHK-së. Gjatë deklaratës së dhënë është denoncuar marrëveshja e Dushkut. "Kjo skemë e pamoralshme rrezikon integritetin e zgjedhjeve dhe besimin e tyre. Kjo iu heq mundësinë forcave të ndershme politike të marrin aq mandate sa u ka dhënë populli me votën e tij. Kjo është një bombë, që mund të shpërthejë nga kushdo, në çdo kohë, biles edhe nga ajo parti e madhe që do të humbë zgjedhjet, dhe do të sjellë pasoja të mëdha negative për vendin". PLL i bën thirrje kryetarit të shtetit, Alfred Moisiu dhe komunitetit ndërkombëtar, që kanë bekuar marrëveshjet PS-PD, të ushtrojnë të gjitha fuqitë e tyre për ta ndaluar shkatërrimin e zgjedhjeve. "Kush mendon se shkohet në Evropë me parlament Dushku dhe dushkarë, gabohet rëndë. Lëvizja për Zhvillim Kombëtar premton se do të bëjë të gjitha përpjekjet për të bindur shqiptarët që me votën e tyre t’u japin fund monopoleve politike të deritanishme në Shqipëri", thuhet në deklaratë për shtyp.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›