E Hënë, 2 Nëntor 2026

Gjinushi: Të majtët të lënë përplasjet

15/05/2005  Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Skënder Gjinushi, i ka bërë thirrje krerëve të partive të majta që të lënë mënjanë përplasjet, në mënyrë që të rikonfirmohet fitorja në zgjedhjet e 3 korrikut. Këtë deklaratë, kreu i PSD-së e ka barë gjatë prezantimit të dy kandidatëve për deputetë në kryeqytet. Ndërsa ka rikonfirmuar bashkëpunimin mes partisë së tij dhe Partisë Socialiste, Gjinushi tha se “e majta nuk mund të fitojë, duke përplasur liderët me njëri-tjetrin. Për çdo lloj motivi qoftë, kur themi se do të bashkëpunojmë me PS-në, nisemi nga fakti që dy forcat tona përfaqësojnë të majtën dhe çdo ndarje, dhe çdo përplasje i shërben vetëm humbjes të së majtës“. Ndërkohë që Gjinushi ka prezantuar ish-rektorin e universitetit, Mariglen Spiro, si kandidat për deputet në zonën elektorale numër 42 dhe Spartak Gjingji në zonën elektorale numër 35.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›