25 vjet burg për gjimnazistin që vrau pensionistin me granatë

20/04/2005 Grabitësi i arkës së Fratarit, përfiton nga mosha dhe gjykimi i shkurtuar
FIER – Gjykata e Rrethit të Fierit ka dënuar dje me 25 vjet heqje lirie shtetasin Klodian Muho, duke e deklaruar fajtor për kryerjen e veprës penale të vrasjes së shtetasit Hetem Levanaj. Por nga 25 vjet që është dënuar Muho do të vuaj vetëm 8 vjet e 4 muaj. Shkak për uljen e dënimit është bërë mosha e tij e mitur në momentin e kryerjes së krimit, si dhe fakti që ai ka kërkuar gjykim të shkurtuar.
Gjyqtarja kryesuese e kësaj seance gjyqësore, Nafije Curri, përfundimisht e ka dënuar të pandehurin Klodian Muho me 8 vjet e 4 muaj burgim. Gjatë procesit gjyqësor ka dalë e provuar se Klodian Muho, banor i qytetit të Fierit, kryente studimet në shkollën e mesme të përgjithshme "Janaq Kilica" në vitin e tretë. Ngjarja, për të cilën është akuzuar dhe ka dalë e provuar, ka ndodhur më 2 tetor të vitit 2004, në fshatin Fratar të rrethit Mallkastër, në orët e para të mëngjesit të së shtunës së asaj dite. Gjimnazisti Muho kishte menduar që të shkonte në Itali, por për të realizuar ëndrrën i duheshin para. Ka piketuar si shansin më të mirë zyrën e "Albapost" në fshatin Fratar, në të cilin shpërndaheshin paratë e pensionistëve. Dita e ngjarjes përkonte pikërisht me datën e shpërndarjes së këtyre parave. Këtë informacion, ai e ka siguruar pasi ka shkuar disa herë në këtë fshat gjatë udhëtimit në rrugën nacionale Fier-Tepelenë.
Për të shmangur dyshimet, që mund të lindnin në familje për largimin e tij nga shtëpia, Muho i ka thënë të atit të tij se ditën e shtunë do të shkonte me shkollën në ekskursion në Këlcyrë të rrethit të Përmetit. Pasi ka marrë edhe 1000 lekë për t’i shpenzuar rrugës, nuk ka harruar që të fusë në xhep edhe një granatë luftarake. Më pas, ai në tregun e qytetit të Fierit ka blerë edhe një çakmak gazi në formë pistolete, një palë çorape sintetike femrash, me qëllim për t’i përdorur si maskë në kokë si dhe një palë dorashka plastike.
Në Fratar, rreth orës 10.00 të paradites, shumë pensionistë kishin zënë radhën për të marrë pensionin, ku pagatori Lavdim Tahiraj, kishte rreth një orë që kishte filluar të shpërndante lekët. Klodian Muho është futur midis pensionistëve pa i tërhequr vëmendjen asnjeriu. Pas tentativës për grabitje, që i ka dështuar pas ndërhyrjes energjike të pagatorit Tahiraj, ai është rrëzuar në dysheme dhe llogaritari i është hedhur përsiëpr, duke i vënë këmbën te fyti dhe marrë "pistoletën" nga dora. Klodiani, pasi nuk ka pasur mundësi për t’u larguar, ka përdorur mundësinë e fundit që i kishte mbetur, granatën. Ai i ka hequr siguresën dhe e ka hedhur atë poshtë tavolinës.
Nga shpërthimi i granatës ka gjetur vdekjen shtetasi Hetem Levanai, si dhe kanë mbetur të plagosur tre shtetas të tjerë, të cilët ndodheshin jashtë si dhe vetë i pandehuri Muho, por jashtë rrezikut për jetën.
Gjatë shqyrtimit gjyqësor i pandehuri Klodian Muho ka shprehur pendim për veprën e kryer, duke dhënë shpjegime të hollësishme për ngjarjen.
Avokatja e të pandehurit ka kërkuar që vrasja të klasifikohej si vrasje nga pakujdesia, gjë që nuk është pranuar nga gjyqtarja Nafije Curri.
Dekalrimi pas arrestimit
“Me lekët e pensionsitëve, do vrisja tutorin e motrës”
Mallakastër – Pas arrestimit, adoleshenti e pranoi krimin, ndërsa shpjegoi edhe arsyet e ndërmarrjes së kësaj tentative. Sipas pohimeve të tij në polici, mësohet se të hollat, që do të mund të siguronte nga grabitja, do t’i përdorte për të vrarë tutorin që shfrytëzonte motrën e tij si prostitutë.
Sipas prokurorit, ngjarja ka ndodhur më 2 tetor 2004, rreth orës 09.00, në zyrat e Albapostës, në fshatin Fratar, të rrethit Mallakastër, konkretisht në zyrën e arkës së financës, ku shpërndaheshin pensionet e komunës. Aty, sipas prokurorit, ka hyrë një person i maskuar dhe i armatosur me një pisatoletë dhe një bombë dore, me synim për të vjedhur paratë e kësaj arke, në kohën që në radhë ndodheshin dhjetëra pensionistë, që prisnin për të marrë pensionet.
Viktimat
Et’hem Levanai (vdekur)
Ramadan Metaj (plagosur)
Xhevit Demiri (plagosur)
Bektash Serjani (plagosur)
Kadri Mukaj (plagosur)
Vladimir Tahiri (plagosur)
Klodian Muhaj (plagosur)