Si të llogarisni pensionin

20/04/2005 Formulat e përllogaritjes dhe rregullat për të dalë te shuma që duhet të përfitoni
Një jetë punë, për të përfunduar te llogaritja me laps në dorë
Shumë njerëz, të cilët janë në prag të daljes në pension, sapo afrojnë muajt përpiqen që të llogarisin vet pensionin, në mënyrë që të mos jua hedhë punonjësja e sigurimeve. Në mënyrë që njerëzit të mos rrijnë duke pyetur sa andej- këndej, për të marrë vesh formulën, gazeta “Metropol”, po ju tregon formulën se si llogaritet pensioni. Shembujt janë dhënë nga specialistë të Insitutit të Sigurimeve Shoqërore. Duke ditur mënyrën e llogaritjes, një person, i cili mund ka dyshime se mos punonjësja ia ka llogarutur më pak se i takon, mund të qartësohet dhe të jetë më i saktë dhe të ketë argumente të forta në momentin kur bënë ankesën për rishikim.
Baza e llogaritjes
Pensioni llogaritet në bazë të kontributit të derdhur në vitet e punës që kërkohen dhe në bazë të këtij kontributi llogaritet masa e pensionit mbështetur në nenin 59 të ligjit "Për sigurimet shoqërore në Shqipëri". Në momentin që një person plotëson kushtet për të dalë në pension, ka plotësuar vjetërsinë në punë dhe ka moshën e vendosur për daljen në pension bëhet verifikimi i të gjitha të dhënave. Pas këtij procesi, agjencia e sigurimeve shoqërore e rrethit ku personi ka banimin, bënë përllogaritjen e masës së pensionit.
Formulat
Formula përllogaritëse e masës së përfitimeve afatgjata, të pleqërisë, bazohet në përllogaritjen e masës së pensionit sipas pagës neto dhe asaj bruto dhe së fundi zgjidhet shuma më e vogël.
Për shumë bazë merret paga mesatare e tre viteve radhazi të 10-vjeçarit të fundit dhe kusht tjetër është që kjo të mos jetë më shumë se 75 për qind e kësaj page. Pasi bëhet për llogaritja e 75 përqindëshit, bëhet ndarja e pagës bruto dhe asaj neto mesatare dhe së fundi bëhet llogaritja e masës së pensionit sa dyfishi i pensionit minimal. Pra, pensioni nuk duhet të jetë më i madh se dyfishi i kësaj vlere.
Rasti i parë:
Për një pension me datë fillimi 6.05.2004 me vjetërsi pune 33 vjet
Me pagë bruto 12273 lekë
Me pagë neto mesatare 12406 lekë
1.Llogaritja e masës së pensionit sipas bazës së vlerësuar janë:
33 x 12 273 lekë)/100 = 4050 lekë
4050 lekë + 6 728 lekë= 10 778
2) Llogaritja e pensionit sipas pagës neto mesatare është:
12 406 lekë X 75 për qind= 9 304 lekë
3) Llogaritja e masës së pensionit sa dyfishi i pensionit minimal:
6 728 lekë X 2 = 13 456 lekë
Pra masa e pensionit është 9 304 lekë.
Rasti i dytë:
Për një pension me datë fillimi 01.08.2004
Me vjetërsi pune 37 vjet
Me pagë bruto 23 433 lekë
Me pagë neto mesatare 26 144 lekë me masë të pensionit minimal 7 266 lekë.
1.Llogaritjet e masës së pensionit për bazën e vlerësuar janë:
(37 X 23 433 lekë)/100=8 670 lekë
8 670 lekë + 7 266 lekë=15 936 lekë
2.Llogaritja e masës së pensionit sipas pagës neto mesatare është:
26 144 lekë x 75%= 19 608 lekë
3.Llogaritja e masës së pensionit sa dyfishi i pensionit minimal:
7 266 lekë x 2 = 14 532 lekë
në këtë rast masa e pensionit është 14 532 lekë.