E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjykata, 9 muaj burg shurdhmemecit eskploziv hedhës

20/04/2005  Hodhi në erë banjat publike të qytetit të Beratit

BERAT – Dje, në mesditë, në Gjykatën e Shkallës së Parë të Beratit është dhënë vendimi për dënimin me 9 muaj burg për shurdhmemecin Namik Bajrami, banor i fshatit Drenovic, i komunës të Kutallisë. Sipas burimeve zyrtare të kësaj gjykate, shurdhmemeci akuzohej nga organi i akuzës me akuzën “shkatërrim prone” dhe “mbajtje të lëndëve plasëse”. Me këto akuza, prokurori Luan Dyrmishi ka kërkuar para trupit gjykues në pretencën e tij dënimin me 9 muaj burg. Por në këtë seancë shurdhmemeci nëpërmjet avokatit të tij, Myftar Dyrmishi, që fal dijes të gjuhës të të akuzuarit në gjykim ka pranuar akuzën e ngritur nga organi i akuzës dhe ka pohuar para trupit gjykues se banjot publike i ka hedhur në erë me tritol vetëm se në lagjen “30 vjetori”, ku ndodhet njëra prej banjave, një bjonde e ngacmonte sa herë që kalonte andej, “duke e çmendur fare”. Po në seancën e djeshme, avokati ka kërkuar lirimin nga salla e gjyqit të klientit të tij edhe për arsye se kjo kartegori njerëzish e ka të vështirë të mësohet me njerëz, pasi i mungon mënyra e komunikimit. Në fund trupi gjykues ka dhënë 9 muaj heqje lirie për shtetasin Namik Bajrami, aq sa ka kërkuar prokuroria. Ngjarja, për të cilin dje 28-vjeçari Namik Bajrami shurdhmemecë, banor i fshatit Dronovic, 18 km në perëndim të qytetit, ka marrë dënimin me 9 muaj burg, ka ndodhur në paraditen së hënës së parë të janarit dhe është arrestuar në mbasditen e po asaj dite, vetëm 6 orë pasi ka hedhur në erë godinën e dytë të banjave, të cilat i ka shkatëruar dhe nxjerrë jashtë funksionit. Po atë ditë, policia gjatë kontrollit që bëri në shtëpinë e autorit të dyshuar gjeti në disa çanta të vjetra, një sasi të konsiderushme lënde eksplozivi të tipit “aonik”, si dhe disa metra fitil ndezës, që u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›