“Duam të hyjmë pa konkurs”

20/04/2005 Presidentët e qeverive të nxënësve kërkojnë tolerime për të hyrë në universitet
Në një letër, dërguar Drejtorisë së Arsimit të Tiranës, ata kërkojnë heqjen e konkurseve për disa degë dhe përjashtimin e tyre nga konkursi
Nxënësit e shkollave të mesme të përgjithshme të kryeqytetit i kanë shkruar një letër drejtoreshës së Arsimit të Tiranës, Majlinda Keta. Me anë të kësaj letre mes të tjerave, ata kërkonin që presidentët e qeverive të nxënësve të mos hyjnë në konkurs, por për ta të ketë tolerim: të hyjnë në shkollën e lartë pa konkurs. “Kjo kërkesë nuk mund të realizohet, pasi është në kundërshtim me ligjin”, thotë drejtoresha e Arsimit të Tiranës, Majlinda Keta. Kryesenatorët e shkollave janë nxënësit më të mirë të shkollave dhe individët që dallohen më tepër në shoqërinë e tyre, e cila dhe i zgjedh. Ata janë të zgjedhur nga bashkëmoshatarët e tyre. Kjo kërkesë tregon se këta, “nxënësit e shkëlqyer”, kanë frikë, tremben nga humbja e konkursit. Arsyeja tjetër është fati që këtë “post” mes moshatarëve e shohin si arsye për të patur “benefica”. Presidentët e qeverive të nxënësve, pa përjashtuar dhe të tjerët, pritet që të jenë politikanët dhe intelektualët e ardhshëm. E, kur ata që tani mësohen të kërkojnë të mira për veten, po në të ardhmen ç’do të bëjnë. Megjithatë, kjo nuk ishte kërkesa e parë e shkruar në letër, sigurisht e para ishte “e mira e të gjithëve”. (Edhe në këtë rast, ata kanë vepruar si më “të vjetërit”, baballarët e tyre në moshë). Kërkesa e parë e senatorëve ishte hapja e universiteteve. Të paktën këtë vit pranimet të ishin pa konkurs për disa degë, si ekonomiku, shkencat sociale, elektronika. “Kishin kërkuar për disa degë kryesore. Lidhur me këtë kërkesë në prezantimin e platformës mbi zhvillimin e arsimit të Partisë Socialiste, Rektori i Universitetit të Tiranës, Shezai Rrokaj, iu shpjegoi se universitetet janë duke u liberalizuar, por kjo nuk mund të arrihet menjëherë. Këtë e tregon fakti se nga viti në vit po shtohet numri i pranimeve, po shtohen pedagogët dhe auditorët”, thotë Majlinda Keta, drjetoresha e Arsimit të Tiranës.
Merko Bello: Studimi është bllokuar prej një muaj e gjysmë në Ministrinë e Financave
Universitetet, pedagogë, punonjës 1 orë protestë
Sot punonjësit e administratës së Universiteteve dhe pedagogët do të zhvillojnë një grevë një orëshe paralajmëruese, ndërsa kryetari i grupit të punës mbi rritjen e pagave të punonjësve të Universiteteve, Marko Bello thotë se prej një muaj e gjysmë ata e kanë dërguar studimin në Ministrinë e Financave për miratim, por nuk ka asnjë përgjigje. “Ne punën tonë, studimin e kemi bërë dhe e kemi dërguar në ministritë e linjës, tani i duhet Ministrisë së Financës të gjej fondin, me të cilin do të paguhet çdo muaj kjo rritje page. Deri tani nuk ka asnjë përgjigje, por sigurisht përpjekjet dhe bisedimet do të vazhdojnë deri në një zgjidhje”, thotë ministri i Shtetit, Marko Bello.
Para “shkencave”
Ndërkohë, data 20 prill ishte vendosur që para disa javësh si kufiri i pritjes së një përgjigje nga ana e qeverisë. Sot, nga ora 9 deri në orën 10 të paradites, para Fakultetit të Shkencave të Natyrës do të zhvillohet një grevë paralajmëruese. Do të jenë punonjës të administratës dhe pedagogë e studentë, që do të solidarizohen me ta.
Punonjësit e administratës kanë vendosur, që të mos iu japin pedagogëve pagat e pesëmbëdhjetëditëshit më 4 maj, nuk do të regjistrojnë studentët për konkurse, do të bllokojnë laboratorët dhe bibliotekat. Ndërkohë që para është sezoni i provimeve. Kështu kanë vendosur punonjësit e administratës së fakulteteve shqiptare, të cilët u kanë çuar letra rektorëve, për t’i njoftuar se nesër është afati i fundit i durimit. Kreu i sindikatës së pedagogëve në Fakultetin e Shkencave të Natyrës, Qazim Lataj, saktëson se në grevë nuk do të marrin pjesë vetëm punonjësit e administratës, por edhe pedagogët. “Kanë rënë dakord të mos e zhvillojnë atë orë mësimi dhe të na përkrahin”.
Në pritje të takimit
102 punonjësit e administratës së Fakultetit të Shkencave të Natyrës ishin të parët që protestuan më 25 mars për premtimin e harruar të qeverisë. Kur pedagogët paralizuan me anë të grevës gjithë procesin mësimor gjatë nëntorit dhe dhjetorit të kaluar, punonjësit e administratës dolën si ata në shesh. Edhe punonjësit e universiteteve hynë në piramidën e punonjësve të administratës, duke iu rritur pagat, por palët ranë dakord që kjo rritje do të përballohej nga të ardhurat dytësore të universiteteve. Kur u mbyll greva e pedagogëve, 1000 punonjësve të administratës së fakulteteve shqiptare iu premtua nga qeveria se rrogat e tyre do të përballoheshin nga buxheti i shtetit në muajin mars, dhe deri në fund të shkurtit do të përfundonte studimi për rritjen e pagave.
Kreu i grevës së pedagogëve, Angjelin Shtjefni, ka thënë se ata kanë kërkuar një takim me Bellon, takim që pritej të zhvillohej dje, pasi është koha për të vepruar konkretisht. Ndërkohë ministri Bello thotë se detyra e tij dhe e grupit që drejton ka përfunduar. “Topi është në portën e Ministrisë së Financës”.