Opinioni jopublik
20/04/2005 Emisionet televizive kane nevoje per ballafaqimin e argumenteve nga palet politike kundershtare, duke i ikur fazes se tanishme te monologjeve publicitare te vleresimit te vetes nga vetevetja
Ndjehet mungesa ne debate e aktoreve individuale dhe kolektive te terrenit, me kendveshtrime te papolitizuara te jetes, sikurse mund te jene sindikata, kolektiva pronaresh, shoqata, organizata joqeveritare, tekniciene dhe eksperte te pavarur, grupe konsumatoresh, sipermarresish etj.
Opinioni publik ka nevoje te kete materiale te besueshme informative, te paraqitura qarte dhe me transparence mbi gjendjen e ekonomise se vendit nepermjet botimeve dhe emisioneve te gjera problemore
Mediat audiovizive nuk po i vene ende ne kontakte te drejtperdrejta komunikimi dhe ballafaqimi politikanet me publikun masiv. Ligji elektoral ben kujdes per barazine e hapesirave mediatike per subjektet politike rivale, por nuk parashikon asgje per te drejten e qytetarit te thjeshte, publikut masiv per te qene i pranishem ne media.
Protagonistet flasin por nuk degjojne, kurse publiku vetem kundron dhe degjon, por nuk flet. Dhe kjo ndodh ne kushtet kur mediat e reja jane interaktive. Perse nuk ka emisione debati politik ne transmetim te drejtperdrejte dhe me pranine aktive te publikut?
Perfytyrime klasike dhe bashkekohore
Aktualisht ndodhemi perpara fushates se zgjedhjeve per deputete ne Kuvend, qe do te mbahen pergjate veres te vitit 2005. Sikurse eshte e natyrshme, debatet dhe shkembimi i opinioneve kane nisur te behen fort te ngjeshur si ne media, ashtu edhe ne mbledhje te ndryshme politike, apo edhe midis vete qytetareve.
Pikerisht ne keto kushte dhe rrethana te ndezura politike ka vend te shihet se si funksionon nder ne ai qe zakonisht quhet opinion publik i vendit.
Ne teorite klasike te shekujve te kaluar roli i opinionit publik me te drejte eshte vleresuar ne menyre te veçante si nje nga shtyllat e sistemeve politike demokratike sepse nepermjet tij mund te shprehet vullneti i lire popullor, qe percakton ne nje shkalle te gjere edhe ecurine politike te vendit dhe funksionimin e institucioneve te tija apo edhe strategjite politike te forcave qe e drejtojne politikisht.
Tek autore klasike sikurse mund te permendim Rusoin, Lokun, Kantin, kuptimi i opinionit publik mbeshtetet ne disa parime themelore sikurse jane:
Perfytyrimi i njeriut si qytetar individual i arsyeshem, qe e njeh ne menyre pothuajse te perkryer interesin e tij dhe nevojat e shoqerise apo prirjet e zhvillimit te saj.
Nga ana tjeter, individi kuptohej si i mbyllur fillimisht brenda nje hapesire intime, private, sikurse eshte familja, pra nje zone autonome brenda se ciles formohet opinioni i lire individual, i cili me pas del ne publik, konfrontohet me opinionet e te tjereve dhe krijon sipas disa mekanizmave teper te nderlikuar ate qe quhet opinion i pergjithshem shoqeror.
Teorite klasike mendojne se opinioni i pergjithshem publik i vendit zanafillon tek individi ose brenda rretheve apo hapesirave intime, autonome, private per te kaluar pastaj ne fazen e tij kolektive dhe mbareshoqerore.
Kjo tablo klasike permbyllet edhe me idene se politikanet dhe aktivistet e tjere shoqerore jane gjithmone ne gjendje te perpunojne ne nje nivel kulturor te ngritur alternativa politike, te cilat do te quheshin quheshin si shprehja me e larte e interesave te grupeve te caktuara shoqerore.
Nderkaq, ne teorite bashkekohore te politikes dhe te komunikimit çeshtja paraqitet shume me e nderlikuar dhe me pamje te tjera te shumellojta qe kane munguar ne perfytyrimet klasike.
Per shembull, Jurgen Habermas pyet nese individi, duke qene pergjithesisht i aresyeshem, ka mundesi te aresyetoje siç duhet per problemet e pergjithshme te shoqerise ku jeton?
Te jesh nje qenie e pajisur me aresye dhe te gjykosh nje çeshtje ne menyre te aresyeshme, sipas tij, keto perbejne dy ane krejt te ndryshme dhe shume te dallueshme prej njera tjetres sepse aresyetimi, qe te jete i sakte, ka nevoje edhe per disa mjete, informacione dhe aftesi profesionale qe shpesh here nuk jane te lehta per t’u perftuar.
Me tej, ai shtron edhe nje problem tjeter qe ne fakt e ve shume ne dyshim edhe autonomine e hapesires private, te familjes pra, ku sipas klasikeve do te duhej te ishte formuar paraprakisht opinioni individual, i pavarur i qytetarit individual. Qytetari i sotem nuk ka me nje qoshe intime, te mbyllur nga komunikimi me boten globale, ku ne qetesine dhe autonomine e tij te arsyetoje interesin e vet ne menyre te pavarur sikurse e benin kete gje artizani, fermeri, apo tregtari i periudhave te dy shekujve te shkuar. Ne shoqerite e komunikimit, hapesira familjare ndodhet e bombarduar nga mediat sikurse jane televizori, radiot, gazetat etj., qe çdo dite perçojne atje ide, propagande, mesazhe, alternativa politike.
Kjo ben qe opinioni publik real te mos jete aq ne perputhje me perfytyrimet klasike sepse ai nuk formesohet edhe aq duke u nisur nga qytetari individual, nga individi autonom, per te dale me pas ne hapesirat publike, por ka gjasa qe me shume te ndjeke rrugen e kundert, pra te ngjizet duke nisur nga politika dhe mediat per te shkuar vetem me pastaj si klishe e gateshme jokritike ne ndergjegjen individuale. Ka gjasa qe na bejne te mendojme se opinioni publik ne fillim strukturohet si ideologji dhe vetem me pas merr pamjen e nje ndergjegjeje iluzore individuale.
Duket pra se ai me shume vjen nga nje bote kolektive per te shkuar drejt nje hapesire individuale qe e recepton shpesh here ne menyre pasive sesa niset nga nje hapesire individuale per t’u bere me pas nje dukuri kolektive.
Nga ana tjeter, pyetet edhe nese elitat politike e mendojne gjene publike sipas parimeve qe iu interesojne edhe qytetareve te thjeshte apo edhe ato kane sidoqofte nje perfytyrim domosdoshmerisht te kufizuar mbi shoqerine, te mbyllur brenda kuadrit te mendesive, kultures, interesave te grupeve pergjithesisht te ngushta te politikaneve dhe ekspertokrateve?
Per te dalluar perfytyrimin e tyre per menyrat e funksionimit te opinionit publik nga ato te klasikeve, autore te sotem perdorin nje term qe e emertojne me fjalet opinion jopublik. Si koncept, ai sigurisht nuk e mohon aftesine e qytetareve per te gjykuar per shoqerine dhe politiken, pra i pranon ata si elemente qe formojne opinionin publik, sidoqofte ky koncept ve disi ne dyshim mundesine e shtresave te ndryshme te popullsise per te zoteruar mjete dhe informacione praktike per te aresyetuar per gjene publike. Nga ana tjeter, puna eshte te tregohet se si krijohen herepashere mekanizma qe e bejne te veshtire qe opinioni publik te konceptoje, perpunoje dhe zbatoje politika efikase dhe te dobishme ne te mire te zhvillimit te vendit.
Pikerisht per te emertuar kete pjese te opinionit te vendit, qe eshte e privuar nga mjetet kulturore per te gjykuar per alternativat politike dhe ekonomike e shoqerore te se ardhmes, çka perben edhe nje nga funksionet e politikes, perdoret termi opinion jopublik.
Gjykimi racional i qytetarit
Cilat jane disa nga rrethanat qe ia bejne te veshtire individit te kete perfytyrime te qarta per shoqerine dhe nevojat e saj, duke e radhitur ate shpesh here ne ato grupe shoqerore qe mbushin fatkeqesisht aradhet e opinionit jopublik?
Çdo shoqeri ka rrethanat e saj specifike, por, gjithsesi, mund te thuhet se sa me e zhvilluar te jete ajo ne rrafshin kulturor, ekonomik, aresimor aq me shume kane mundesi qytetaret e saj per te gjykuar si duhet per politiken.
Nder ne pengese behet ne radhe te pare fakti se nje pjese e konsiderueshme e popullsise pergjithesisht me moshe te re eshte ne gjendje papunesie, larg interesave profesionale dhe e shkeputur dhimbshem nga dinamikat profesionale te vendit. Eshte e sigurt qe interesi i kesaj pjese te popullsise eshte te gjeje nje front pune per te mbijetuar dhe pastaj per te pasur nje mundesi integrimi ne shoqeri. Por, heperhe, individet qe bejne pjese ne te e kane te veshtire te paraqiten ne skenen e debateve publike si aktore qe e njohin ekonomine e vendit apo qe e dine se cilat do te ishin drejtimet e metejshme te reformave eonomike qe do te shendoshnin jeten e vendit. Kjo nuk do te thote se keta njerez nuk kane aftesine per te gjykuar politikisht, por vetem se ata nuk kane pervojen e duhur profesionale dhe interesa te strukturuara pozitivisht si aktore veprues shoqerore qe do te mundesonin nje gjykim te plote nga ana e tyre per perspektivat ekonomike te vendit.
Nga ana tjeter, shoqeria shqiptare po behet gjithnje e me e nderlikuar. Ne te ka nderthurrje te koklavitura problematikash shoqerore, juridike, kulturore, ekonomike dhe institucionale, te cilat nuk kane vetem nje logjike te brendshme, por jane te ngaterruara edhe me mijera fije me procese te jashtem me natyre gjeopolitike, financiare, ekonomike me natyre globale. Gjykimi per to dhe ndjekja e perspektivave te propozuara nga ana e partive politike dhe e kandidateve per deputete eshte nje ndermarrje shume e veshtire per qytetarin e thjeshte, vota e te cilit vlen ne fakt njesoj edhe sa ajo e individeve qe bejne pjese ne elitat akademike apo shoqerore te vendit.
A i kemi ne fakt qytetaret qe perbejne opinionin publik masiv te vendit ne ate shkalle formimi kulturor qe do t’i lejonte ata te kishin nje ndergjegje te qarte per ate qe duhej ndryshuar, rregulluar, transformuar ne modelin ekonomik dhe shoqeror te vendit dhe ne funksionimin e perditshem te tij?
Veshtire se do te ishim bindes per lexuesin po te jepnim nje pergjigje te lumtur krejt pozitive lidhur me kete pyetje.
Aq me teper duhet te mbajme parasysh se ne kete plan kulturor dhe arsimor ne kemi njohur hapa prapa, qe kane sjelle nje prapambetje te theksuar aresimore dhe kulturore te popullsise sidomos ne disa mosha, shtresa shoqerore dhe zona periferike te vendit. Mjafton te hedhesh nje sy mbi menyren se si i mbushin formularet apo shkresat fare te thjeshta individe te ndryshem ne zonat shoqerore te varfera apo qe jetojne edhe ne kryeqytet si te ardhur nga larg per te kuptuar se nje pjese e tyre ndodhet jo larg pragut te analfabetizmit. Diskutimet doktrinore midis eksperteve te partive te ndryshme apo debatet teknike te kandidateve ne emisionet televizive te mbremjes kalojne fare shkarazi ne veshet e tyre, sikur te ishin thene ne ndonje gjuhe te huaj, arabisht ose kinezçe.
Kuptohet se edhe ne vendet e perparuara demokratike nuk eshte se individet qe perbejne opinionin publik te vendit jane te gjithe shkencetare. As na shkon nder mend nje pohim i tille, aq me shume qe edhe atje ka analfabete apo individe te shumte qe ndodhen ne periferi te kultures kombetare. Sidoqofte, ne krahasim me pjesen tjeter te popullsise, perqindja e tyre eshte shume here me e vogel sesa ne rastin tone. Ketu duhet shtuar edhe se atje ka nje shtrese te mesme shume te gjere qytetaresh qe qysh ne moshe shkollore formohen me nje arsim qe iu jep dijeni te mira per mekanizmin e veprimit te shoqerive ne te cilat ata jetojne, dije te cilat tani jane bere rutine dhe pjese e ndergjegjes se zakonshme te masave te gjera te popullsise. Lidhja e tyre me shtypin e perditshem apo me ate te specializuar eshte shume intensive dhe as qe mund te krahasohet me gjendjen te ne ku pjesa masive e popullsise as qe ka ndonje fare kontakti qofte edhe fare minimal me informacione ekonomike dhe shoqerore. Vete botimet shkencore dhe vulgarizuese nder ne, ato qe perbejne nje lume te tere dijenish dhe informacionesh ne Perendim, jane pothuajse te paqena dhe kete ne e paguajme duke pasur nje qytetar shume te zgjuar, me mendje te shendoshe, por pa informacion, pa koncepte dhe pa aparatin e gjykimit kritik te ligjerimit te sotem politik.
Ne fakt, ne ndodhemi perpara nje kontradikte fatale. Ekonomikisht shoqeria jone nuk ka aq shume nevoje ndofta per nivel te larte arsimor te shtresave te ndryshme te popullsise, ndersa politikisht nje shoqeri qe deshiron te beje disa hapa ne drejtim te konsolidimit te institucioneve politike demokratike e ka te veshtire te mbeshtetet ne nje qytetar pa shkalle te larte dhe te qendrueshme dijesh.
Gjykimi i shendoshe qytetar ne kohet e sotme nuk mund te krijohet jashte zoterimit te te dhenave konkrete empirike, te arsyetuara apo shpjeguara thjesht per publikun e thjeshte. Keto te dhena statistike te divulguara mungojne pothuajse krejt ne botimet e tona sepse institucionet shteterore te specializuara per kete qellim nuk e kane pare si detyre te tyre paresore berjen me dije te popullsise mbi prirjet sasiore te dinamikave te ndryshme te jetes se vendit. Keto institucione e kane pare detyren e tyre per te qene vetem ne sherbim te administrates shteterore dhe jo edhe ne sherbim te publikut.
Cilet nga lexuesit qe ndjekin kete shkrim jane ne gjendje te thone se sa ndermarrje apo firma te reja hapen çdo vit ne ekonomine shqiptare dhe sa prej tyre falimentojne ne fund te vitit te pare, te dyte apo te trete, cilet prej tyre e dine se sa shqiptare emigrojne çdo vit dhe sa prej emigranteve kthehen perseri ne vend, cili prej tyre e di se sa leke eshte kontributi i tij per sherbimet shendetesore dhe si eshte gjendja financiare e tyre, cili prej lexuesve e di sesa leke harxhohen per arsimin parashkollor ne Shqiperi dhe cilat jane nevojat reale te tij? Nuk besoj se do te jene te shumte te mirinformuarit, ndonese do ta uroja shume nje gje te tille. Aq me teper qe shpesh te dhenat statistikore te vendit paraqiten ne publik ne menyre teper kontradiktore nga aktore te ndryshem politike te vendit apo nderkombetare, ndersa shifrat zyrtare jane ndonjehere te pambeshtetura ne metodologji te besueshme.
Ligjerimi i elitave dhe kendveshtrimi popullor
Kjo eshte gjendja reale e opinionit publik te ne, qe me teper anon drejt nje opinioni jopublik. Ketij qytetari te painformuar, shoqeria i drejtohet duke i thene hajde voto ne zgjedhje te lira, te ndershme dhe te drejta. Edhe komentet, thirrjet, debatet publike midis kandidateve po artikulohen sikur perpara politikanit te qendroje nje qytetar i iluminuar, i ditur, i mirinformuar. Peshtjellimi behet teper i spikatur dhe komunikimi midis politikes, mediave dhe qytetareve veshtiresohet keshtu ne nje shkalle te larte.
Teknicienet e sistemit te shperndarjes se energjise elektrike apo te telefonise i shpjegojne publikut se jane duke bere perpjekje qe te racionalizojne veprimtarine ekonomike te ndermarrjeve qe drejtojne, nderkohe qe qytetari i thjeshte, ndonese nuk i merr vesh keto arsyetime te sofistikuar administrative dhe financiare, kupton megjithate se ketu ka diçka qe nuk shkon. Ne nje ankete te organizuar pak dite me pare nga televizioni Gjeli Vizion per keto probleme, me dhjetera te intervistuar shprehnin shqetesimin se nuk eshte fare normale sipas tyre qe dikush te marre dhjete apo njezete mije leke ne muaj si te ardhura dhe gjysmen e tyre ta harxhoje per energji elektrike, uje apo shpenzime telefoni.Keqkuptimi dhe moskuptimi ketu ka zene rrenje te thella. Eksperti menaxhues flet per racionalitete financiare, ndersa konsumatori qe nuk kupton shume nga keto ka te drejte qe i nxehur te thote se nuk eshte kurresesi e arsyeshme nje politike qe e detyron t’i shpenzoje ne keto permasa dhe proporcione te ardhurat e tij mujore.
Arsyeja e ekspertit eshte mosarsye per konsumatorin dhe anasjelltas.
Eshte me vend te mbahet ne vemendje nje konsiderate optimiste per funksionimin e opinionit tone publik, e cila do te mbronte idene se ndonese qytetari i thjeshte, ne hall te tij, nuk eshte aq i mirinformuar per ecurine e zhvillimit ekonomik dhe shoqeror te vendit, perseri atij i vjen ne ndihme politika, eksperti, administratori qe dine se si t’i formulojne si duhet kerkesat per ndryshime qe do te plotesonin nevojat e individit. Me nje fjale shpresohet se ate qe nuk di ta beje qytetari per veten e vet e ben eksperti, politikani, administratori ne vend te tij. Deri-diku kjo eshte e vertete dhe fatmiresisht qe eshte e tille. Por edhe nje trajtim i tille i çeshtjes perseri ka kufizimet e veta.
Mendimi dhe gjykimet e elitave politike, ekspertokratike dhe tekniciene dhe menyra e gjykimit e qytetareve te thjeshte jo vetem qe nuk jane te njejte, jo vetem qe jane larg per t’u perputhur me njeri-tjetrin, por ndodh qe ne kushtet e mosfunksionimit si duhet te procesit te komunikimit shoqeror, te dyja keto nivele te gjykimit shoqeror te jene shume larg nga njeri-tjetri.
Nuk eshte pra aspak e sigurt se gjykimi i ekspertit dhe gjykimi i mases se qytetareve te ne shkojne ne nje ekuiliber te shendoshe midis tyre brenda opinionit tone publik.
Aresyeja e pare per kete eshte fakti se elita ekspertokratike ka filluar te veçohet me shpejtesi nga jeta qe bejne masat e gjera te popullsise dhe nuk i njeh me themel interesat, problemet, veshtiresite dhe kerkesat e grupeve te ndryshme shoqerore. Kjo duket sidomos ne faktin se ndermarrjet publike te sherbimeve baze te popullsise nuk i perdorin pothuajse fare sondazhet dhe anketat per te njohur klientet e tyre, aq sa vete profesioni i sociologut dhe i specialistit te komunikimit mbetet fare i panjohur ne strukturen e tyre te personelit.
Nje arsye e dyte do te lidhej me ate se elitat e eksperteve dhe administratoreve shohin me shume te kujdesen per nje fare efikasiteti te ngushte financiar te ndermarrjeve te tyre, ndersa logjika e konsumatorit ne rolin e qytetarit individual rreh te shohe me perparesi interesat e tij si klient. Duket se keto dy logjika ne parim mund te perputhen, por kjo nuk ndodh gjithmone dhe nuk ndodh veçanerisht ne shoqeri si kjo e jona me nje treg teper te çekuilibruar. Ne parim mund te thuhej me nje fare optimizmi djaloshar se ruajtja e interesit te konsumatorit ka te beje me zgjerimin e tregut, pra do te perbente nje lloj baze per te rritur efikasitetin financiar te ndermarrjeve publike dhe private, por konkretisht kjo rrezikon te mos ndodhe sepse historia e ka sjelle qe ne disa sektore ndermarrjet dhe bizneset e ndryshme shpesh mjaftohen me nje treg elitar qe per shkaqe te denatyruara formesohen nga nje klientele gjithsesi e kufizuar dhe qe ka fuqi blerese te madhe. Pas kesaj shtrese disi te holle dhe te kufizuar qendron nje konsumator i gjere, qe e sheh veten te perjashtuar nga logjika e tregut.
Nuk perjashtohet edhe nje arsye e trete, e cila ka te beje me ate se elitat politike dhe teknokratike per shkak te statusit te tyre social shume me te ngritur sesa ai i masave te qytetareve, realisht e shohin perspektiven e zhvillimit te vendit ne menyre mjaft me te ndryshme nga çfare e shohin qytetaret e thjeshte. Shpesh here degjon nepunes te administrates dhe te politikes te thone se çmimet e larta ne krahasim me te ardhurat, ndotja e mjedisit, papunesia etj., jane nje lloj fature qe duhet t’u paguajme ndryshimeve qe po peson shoqeria shqiptare. Ndofta kane deri-diku te drejte, por le te mos harrojme se kete fature nuk e paguajne te gjithe njesoj, disa privilegjohen pikerisht ne keto kohe te veshtira tranzicioni, nderkohe qe nje mase shume e madhe qytetaresh ndodhen ne nje veshtiresi ekonomike, shoqerore dhe kulturore te jashtezakonshme. Ata kane vetem nje jete dhe askush nuk ka te drejte te kerkoje prej tyre qe ate ta sakrifikojne sikurse iu behej thirrje nga propaganda e dikurshme komuniste. Kjo sot ngjan edhe shume cinike ne kushtet kur ata qe e formulojne kete shprehje per veten e tyre jetojne ne luksin e kremit postkomunist, sikurse thoshte Vaclav Havel.
Opinioni publicitar
Nisur prej ketej, mund te kuptojme fare mire faktin se ligjerimi politik dhe ekspertokratik i elitave qe vjen ne familjet qytetare nepermjet televizionit dhe radiove çdo mbremje nuk eshte ne nje mase te madhe ne perputhje me zhargonin kritik te masave dhe me fjalorin e perditshem te qytetarit te thjeshte. Qytetari i thjeshte nuk e kupton gjuhen e ekspertit. Per rrjedhoje, behet nervoz, nis te mbyllet ne vetvete, merzitet nga ato qe i quan fjale te medha dhe boshe, zhytet ne boten e vete te vogel, duke e pare shoqerine si nje mjedis te pakuptueshem, ku ata qe ai ka zgjedhur apo administratoret qe i paguan me kontributet e tij i shfaqen si te huaj, sikur nuk jane ata njerez me te cilet ka mbajtur te njejten radhe, ka banuar ne te njejtin pallat, ka qene ne te njejten ndermarrje etj.
I duken te larget, shume te larget, dhe kjo ndjesi verifikohet edhe nga shqisat e tij.
Opinioni dhe ligjerimi shoqeror nisin dhe behen, sikurse thote Habermas, gjithnje e me shume publicitare, domethene reklame.
Ne vend te opinionit publik kemi krijimin e opinionit publicitar.
I gjithe ligjerimi politik dhe shoqeror tenton te kthehet ne nje spot gjigand publicitar te ndare ne mijera reklama te vogla.
Gjithkush nuk ben tjeter veçse lavderon veten e tij dhe shan te tjeret.
Ndodh absurditeti i madh i gjykimit te Vetes nga Vetevetja.
Eshte ne fakt nje lloj prirjeje psikologjike qe vjen dhe ze vend ne ndergjegje pa u kuptuar. Ne kulmin e pelqimit te Vetes, krijohet simptoma ku personaliteti i vet individual i duket protagonistit qe del ne publik sikur ndahet me dysh dhe ai nis e flet me Veten per Veten e tij, sikur te ishte duke e bere kete per nje person te trete. Dhe sa here Vetja flet per Veten e vet aq here Vetja i duket si nje qenie, e cila bart te verteten dhe moralin e padiskutueshem universal. Vetja i duket Vetes ne rruge te mbare sepse ndodhet e mbyllur brenda universit te Vetes vetjake.
Vetja perputhet me Veten dhe keshtu nuk mban me asnje qendrim kritik ndaj Vetes,
Vetja dyzohet, i referohet Vetes, gjykon per Veten sikurse ta shihte me syte e vet nga larg dhe nga jashte duke ecur, dale ne tribune, marre nje post ministror, folur perpara ndonje turme te vogel qe ne fakt e ka mendjen gjetiu, trajtuar nje problem, i jep te drejte Vetes nisur vetem nga kriteret e Vetvetes, mbyllet brenda Vetvetes ne nje vetepelqim domosdoshmerisht te perkryer dhe ndonjehere i duket se eshte me i afti nder te gjithe, ai qe mezi e presin te gjitha partite per ta propozuar per deputet, ai qe do te ndryshoje i vetem fatet e vendit, ai qe ka te drejte te shaje, te denoje moralisht te tjeret, te klasifikoje a çkualifikoje vlera, t’i takoje e ardhmja, te jape opsione pa pranuar asnje kundershtim dhe pa e degjuar dialogun e tjetrit.
Simtomat shkojne edhe me tej sepse Vetja jo vetem dyzohet dhe del nga Vetevetja per ta kundruar Veten ne nje gjendje plotesie qe e japin ndofta vetem praktikat e joges, por Vetevetja, perderisa flet gjithe diten per Veten nga jashte Vetes, barazohet keshtu edhe me Tjetrin.
Tjetri fshihet virtualisht nga faqja e dheut dhe vendin e tij e ze Vetja qe kundron qetesisht dhe madherishem Vetveten.
Vetevetja e ka ngrene Tjetrin
Peshtjellimi shkon keshtu deri ne fund te logjikes se vet. Vetes Vetja i duket edhe si Tjetri dhe te tjeret duken si Vetja. Vetja kujton se pushton keshtu virtualisht edhe mendjet dhe shqisat e tjetrit, zapton personalitetin e te tjereve dhe presupozon se te tjeret kane dhe duhet te kene patjeter te njejtin imazh per te sikurse ka Vetja per Veten e Vet. Vetja ndahet ne imagjinate nga Vetevetja per ta soditur ate sikurse kundrohet nje monument apo veper arti dhe per rrjedhoje bashkohet me te tjeret, njesohet me te tjeret, duke iu zaptuar veshtrimin qe ata mund te kishin mbi te. Ne menyre dramatike kundrimi i Vetes nga Vetevetja parakupton edhe nje dinamike tjeter, ate te zhberjes se tjetrit, te zaptimit te rolit te publikut nga protagonisti qe eshte duke i folur publikut.
Tautologjia dhe monologu i Vetes me Vetveten arrin keshtu shkallen me te larte te perkryerjes brenda nje ndergjegjeje qe nuk pranon asnje terapi kuruese. Opinioni behet edhe me shume jopublik sepse Vetja qe gjoja komunikon me publikun ne fakt e ka zhbere, e ka asgjesuar publikun duke e barazuar me Veten e vet.
Autore te njohur ne shkencat e komunikimit na bejne me dije se e keqja e çdo reklame eshte se ajo ne nje fare mase permblidhet ne nje autoreklame, ne nje lavderim te vetes dhe te mallit qe tregtari ka nxjerre ne shitje. Reklama eshte ne nje fare menyre etikisht nje lavderim i vetes, nje veshtrim i mallit qe ke nxjerre ne shitje nisur nga pikepamja e interesit tend si shites.
Nuk ka tregetar qe te kritikoje mallin e vet.
Opinioni publik rrezikon te kthehet keshtu ne nje opinion publicitar pikerisht per shkakun se ai rrethohet, krijohet, leviz kryesisht ne menyre jo kritike, imituese, iluzore sepse mbizoterohet nga gjykime te bera mbi veten e vet ne menyre lavderuese nga vete vetvetja e atyre qe flasin ne publik.
E gjithe kjo ka nje kuptim te caktuar ne tregun ekonomik ku shitesit blejne hapesira botuese per te bere reklamen e mallrave te tyre, me ane te tyre jetojne shitesit, prej tyre ekzistojne mediat, por prej tyre ne nje fare mase perfitojne informacion edhe klientet. Nderkaq nuk duhet harruar se gjithesesi kendveshtrimet publicitare permbajne perfytyrimin e shitesit dhe jo te bleresit. Bleresi e peson ne menyre pasive kendveshtrimin e shitesit per veten e tij, duke e provuar produktin e blere ne shtepine e tij. Sado i pakenaqur te jete prej tij, ai tashme e ka blere ate dhe nuk i mbetet veçse ta konsumoje megjithe inatin qe e zjen perbrenda. Fjala e bleresit kurre nuk del ne opinionin publik sepse konsumatori i thjeshte nuk ka asnje mundesi te bleje hapesira botuese sikurse e ka kete mundesi shitesi.
Situata behet edhe me problematike ne ate qe shpesh e quajne tregu i ideve dhe i personaliteteve politike. Eshte e kuptueshme se ne kohe fushate elektorale behet reklame nga çdo faktor politik kolektiv apo individual per produktin e vet politik, paraqiten anet me te mira te nje personi apo grupimi politik nepermjet veteshprehjes se tyre ne media.
Eshte nje fare reklame, nje lloj vetelavderimi i kuptueshem, por qe disa here e kalon çdo lloj mase. Nga disa harrohet se pikepamja publicitare qe kane per veten e tyre eshte e vlefshme vetem ne kendveshtrimin qe ata kane per veten e tyre. Arrihet deri atje sa te gjykohet vetja ne menyra superlative duke rene ne tautologjira sepse vetja gjykon veten vet. Krijohet keshtu nje cikel i mbyllur, nje rreth vicioz, nje mbyllje ne universin e izoluar te vetes.
Qytetari i thjeshte ndodhet ne nje veshtiresi te madhe per te gjykuar. Gati gjithkushi shan te tjeret dhe lavderon veten e vet. E gjithe kjo i ngjan nje topi me debore qe duke u rrotullisur nga maja e malit mediatik mbledh çfare gjen perpara ne rrugen e rrepirte te komunikimit dhe perplaset me furi mbi veshet, syte, mendjen e publikut qe nis e gjykon vetem nga ai element qe i mbetet, pra nisur nga informacionet dhe reklamat e gjithkujt per veten vet.
Opinioni publik shendrohet ne opinion publicitar duke u bere pra edhe me shume akoma nje opinion jopublik.