“Gërmojmë, mbledhim e shesim hekurishtet e portit, për të jetuar e shkolluar fëmijët”

20/04/2005 Minierë primitive në kohët moderne
DURRËS - Tre të papunë në Durrës kanë gjetur një mënyrë krejt të veçantë për të mbajtur ekonominë familjare.
Ecejaket prej disa viteve, në kërkim të një pune, nuk u kanë dhënë asnjë mundësi punësimi dhe kjo ka shtyrë ata “të bashkojnë forcat” për të mbijetuar. Pasi kanë punuar në mënyrë sezonale në sektorë të ndryshëm, prej disa javësh i janë “qepur” zbulimit të hekurit të harruar mes pirgut të madh me mbeturina në portin e
Durrësit.
Lekë Gjoka, njëri prej “minatorëve”, tregon në një intervistë për gazetën “Metropol” aventurën e tij dhe të Nikolin Perës e Lekë Mollës, që prej tre javësh. Gjoka tregon për lindjen e idesë, dhe nevojën për të kryer këtë punë, të ardhurat e së cilës janë të kënaqshme, për të mbajtur familjet e tyre, por që janë detyruar që për këtë të lëvizin dhjetëra m3 dhera e mbeturinash inerte në kalatën lindore të portit të Durrësit.
Keni gjetur një mënyrë të veçantë për të mbijetuar. Pse kjo zgjedhje dhe si ndodhi?
Vështirësitë ekonomike të detyrojnë të gjesh rrugë për të mbajtur me punë familjen. Duke qenë se u lodhëm së kërkuari punë, qoftë edhe me shkëputje, vendosa që së bashku me dy komshinj të mi të gjejmë mënyrën e vetëpunësimit. Ka qenë rastësi puna që kemi nisur prej disa javësh. Po thyenim ca kolona betoni për të nxjerrë që andej hekur, nga shitja e të cilit siguronim lekët e ditës. Rastësisht pamë se në një pirg me mbeturina inerte kishte edhe skorje, mbeturina që tregtohen. Kështu vendosëm të gërmonim. Në këtë moment “i hapëm punë vetes”. Unë kam katër fëmijë dhe më
duhet të kujdesem jo vetëm për ushqimin, por edhe për shkollimin e tyre.
Ju punoni bashkërisht...?
Unë me Nikolin Perën dhe Lekë Mollën që punojmë këtu, kemi shtëpitë pranë njëri-tjetrit. Jam shpërngulur nga Fani i Mirditës në vitin 1996 dhe pasi kam banuar për disa vite në lagjen nr.15 të qytetit të Durrësit u vendosa në Shënavlash. Këtu jam njohur me dy shokët e tjerë dhe së bashku, për disa vite, dilnim çdo ditë te spitali për të kërkuar punë. Në të vërtetë ne punojmë secili më vete. Por bashkë vimë në punë e bashkë kthehemi. Edhe bukën e hamë së bashku, ndërsa kafen e mëngjesit e pimë në fshat. Ne ndihmojmë njëri-tjetrin për të transportuar hekurishtet e për t’i shitur, kurse fitimin e kemi të ndarë, dikush më shumë e dikush më pak, sipas rendimentit dhe tallazhit që kemi gërmuar.
Sa mendoni se do të zgjasë kjo punë?
Kemi 20 ditë që kemi gjetur këtë “minierë” në port. Mendoj se do të kemi punë edhe dy apo tri javë dhe gjatë kësaj kohe do të na duhet të kërkojmë vende të tjera për t’i hapur punë vetes. Në ditë me shi nuk mund të punojmë dhe kjo për ne do të thotë të mbetesh pa para. Por, deri më tani na ka ecur mbarë dhe fitimi
ka qenë i mirë. Në e kemi organizuar punën në zinxhirë, pasi materialin që gërmojmë në grumbullin me mbeturina duhet ta shesim brenda ditës. Që nga koha kur kemi nisur të kërkojmë hekurin kemi lëvizur më shumë se 150 m3 material. Gjithçka me forcën e krahëve, me duar dhe me karrocë.
Brenda një dite ju kryeni të gjitha proceset?
Po, nuk kemi mundësi tjetër. Brenda ditës pastrojmë, gërmojmë, klasifikojmë materialin që vlen, e fusim në thasë, e transportojmë dhe e shesim. Të gjitha këto veprime përsëriten nga mëngjesi në darkë. Ne punojmë jo më pak se 10 orë dhe fitimi ka qenë i mirë, por edhe mundi shumë i madh. Punën e kemi organizuar në formë të tillë që blerësi i hekurishteve të vijë tek “Ura e
Dajlanit” në të orën e caktuar dhe kjo na ndihmon që të mos humbasim kohë.
Këtu ka shumë pluhur. A përbën rrezik për ju nga infeksionet?
Unë punoj me doreza, pasi mbeturinat shpeshherë na shkaktojnë plagë gjatë gërmimit. Por ju e shikoni se gjatë punës ka shumë pluhur. Rreziku i infeksionit dhe pluhuri i madh që thithim sigurisht që na frikëson, megjithatë tani jemi mësuar, duam apo nuk duam. Me vete kemi marrë edhe garza, jodio dhe ilaçe për t’i pasur në raste të tilla. Të jetosh me djersë është e vështirë, por është edhe kënaqësi.
U shprehët se edhe djali u ndihmon.
Djalin e kam në shkollë. Ai është 13 vjeç dhe në ditët e shtuna e të diela e marr me vete. Ai duhet të mësohet të punojë. Nuk e marr me vete ngase më duhet të më ndihmojë sesa për ta përgatitur dhe për të parë se sa me vështirësi fitohet paraja. Përpiqem ta mbajë larg pluhurit dhe mundit tim të përditshëm.
Keni vështirësi për të klasifikuar materialin?
Tani jam bërë specialist. Dora e klasifikon vet dhe gjithçka shkon si pa u ndier. Vendos pranë disa thasë dhe aty hedh materialin. Tashmë di edhe çmimet e shitjes. Kështu inoksi shitet me 80 lekë për kg., bakri me 200 lekë, alumini me 100 lekë dhe bronzi me 100 lekë. Çdo material e fus në thesin e vet dhe ashtu
e tregtoj. Me blerësin kemi fitur mirëbesim.
I kënaqur dhe i pasigurt për punën
“Puna, mjafton për të jetuar, por jo për të vënë pasuri”
Puna e zgjedhur nga tre minatorët, mjafton për të mbajtur familjet e tyre, por jo për më shumë.
“Ne punojmë sot dhe fitojmë sa për t’u ushqyer në një ditë, me pak rezerva të mbetura në të holla. Mesatarisht çdo ditë sigurojmë 1200-1500 lekë, duke hequr shpenzimet për kafe, rrugë apo edhe duhan, ai që e pi. Shpenzojmë shumë pak, se kemi familje për të mbajtur. Por edhe fitimi është në varësi të materialit që gjejmë si dhe të kohës, pasi në ditë me shi nuk punojmë dhe na duhet të mendojmë edhe për ditë të tilla”, shprehet Lekë Gjoka. Megjithë vështirësitë, Gjoka shprehet i kënaqur me punën, por edhe me faktin se atë pak fitim që ai nxjerr, e siguron me djersën e ballit.
“Megjithatë nuk qahemi, pasi mbajmë familjen me punë të ndershme. Mua nuk më ka shkuar ndërmend që do të bëja një punë të tillë, por kështu erdhën gjërat. Shteti as që do t’ia di nëse unë kam fëmijë, nëse duan të ushqehen e shkollohen ata. Kam punuar në ndërmarrje shtetërore 13 vite dhe të gjitha ikën me kohën e shkuar, pasi nuk mund të garantoj as pensionin në të ardhmen”, pëfundon Gjoka.