Ish-shefi i zyrës së pasaportave të Beratit,3 vjet burg e 10 milionë lekë gjobë

20/04/2005 Oficeri pranon akuzën e falsifikimit të pasaportës
BERAT - Tre vjet heqie lirie dhe 10 milionë lekë të vjetra gjobë për ish-shefin e zyrës së pasaportave, Dritan Sulko.
Në mesditën e djeshme në Gjykatën e Faktit të Beratit, në seancën e radhës trupi gjykues, i kryesuar nga gjyqtari Nazmi Troka, ka dhënë vendimin me tre vjet burg dhe 10 milionë lekë gjobë për ish- shefin e zyrës të pasaportave, Dritan Sulko, i arrestuar 3 muaj më parë për falsifikimin e gjeneraliteteve të një qytetari, i cili nuk kishte mbushur moshën.
Ish-shefi i zyrës të pasaportave akuzohej nga organi i akuzës për “falsifikim të dokumentit zyrtar”. Për këtë akuzë, prokurorja Ermonela Felaj ka kërkuar në pretencën e saj edhe dënimin e të akuzuarit Sulkos me tre vjet burg dhe dënimin me 10 milionë lekë gjobë. Para fillimit të seancës të katërt, oficeri i lartë i policisë,
Dritan Sulko, që mbanë edhe gradën e kryeinspektorit, ka pranuar akuzën dhe fajësinë e përfshirjes në korrupsionin e pasaportave, duke e deryruar trupin gjykues që të kthejë seancën gjyqësore me procedurat e zhvillimit e seancës me gjykim të shkurtuar.
Më pas kryesuesi i trupit gjykues, gjyqtari Troka ka dhënë vendimin e dënimit me tre vjet burg dhe 10 milionë lekë gjobë për oficerin e lartë të shtetit Dritan Sulko, banor i qytetit të Lushnjës.
Sipas burimeve nga kjo gjykatë, oficeri i dënuar është arrestuar gjashtë muaj më parë nga polica e rendit në bashkëpunim me atë të krimit ekonomik dhe nga policia kriminale, me akuzën e falsifikimit të pasaportave.
Dy javë më parë, dosja mbërriti në gjykatën e Beratit dhe menjëherë filloi gjykimi i dosjes nga kjo gjykatë.
Dje pas katër seancave gjyqësore, seanca gjyqësore kanë ndryshuar procedurat e gjykimit, pasi oficeri i larët i shtetit ka pranuar akuzën e ngritur nga organi i akuzës dhe seanca gjyqësore ka hyrë me gjykim të shkurtuar.
13 nëntor 2004
Arrestohet shefi i pasaportave
BERAT – Kryeinspektori Dritan Sulku, shefi i zyrës së pasaportave në Drejtorinë e Policisë së Qarkut të Beratit, është arrestuar pas një kontrolli të Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm në Ministrinë e Rendit Publik. Nga ky kontroll është konstatuar se, shtetasit Aldo Daja, kontigjent policie, banor i lagjes “Çlirim”, i ishin plotësuar dokumentet për pasaportë dhe i ishte kryer aplikimi dhe pajisja me pasaportë, megjithë parregullsitë në dosje.
Sipas burimeve të policisë lokale, mësohet se Dritan Sulku me gradën kryeinspektor, kishte marrë detyrën e shefit të zyrës së referimit të pasaportave katër muaj para arrestimit, pasi kishte lënë detyrën e oficerit të rojës.