Lame: Fytyrat e reja në PD, klone pa rrudha të Doktorit
Artan Lame flet për garën elektorale të 28 qershorit dhe kandidimin e tij në listën e PS-së.
Jemi mësuar t‘ju shohim në faqet e kësaj gazete përmes rubrikës së mirënjohur "Shqipni tavolinash". Tani shfaqeni si kandidat i PS-së në Qarkun e Tiranës, por numri 18 është në zonën pothuajse jo fituese të listës. Pse e pranuat një rol të tillë?
Unë kam kaq vjet që shkruaj e shkruaj për të gjitha gjërat që nuk më pëlqejnë, apo që shkojnë keq, apo që shkojnë së prapi në këtë vend dhe t‘i tani vjen e më thua pse pranova të kandidoj. Kandidoj pikërisht se shoh mundësinë që gjërat që i kam ëndërruar mund t‘i bëj realitet. Për sa i takon numrit të listës, unë do të isha njësoj në atë listë, edhe sikur të isha i pari edhe sikur të isha i 32-ti. E gjithë kjo që po ndodh në Shqipëri, nuk mund të përmblidhet në deputetllëkun e njërit apo të tjetrit. E rëndësishme është që në sallën ku do të miratohen ligjet e Shqipërisë, të mos sundojë më shumica e të egjërve dhe këtë Partia Socialiste e garanton. Pastaj, gjërat që unë aq shumë i kam ëndërruar, për të cilat kam shkruar apo për të cilat kam dhënë kontribut edhe në program, këta njerëz do t‘i bëjnë qofsha brenda apo jashtë asaj salle, unë apo kushdo qoftë tjetër. A nuk do të ma dëgjojë llafin e këshillën Ani Tare, kur të bëhet deputet, për gjërat që duhen ndryshuar në legjislacionin e trashëgimisë kulturore që po vuan në grahmat e fundit, apo Elisa Spiropali për të ndryshuar ligjin e legalizimeve dhe të kompensimit të pronave, apo Sajmir Tahiri për të hartuar një reformë tërësisht ndryshe në fushën e planifikimit të territorit shqiptar, apo Eglantina Gjermeni për ta kthyer turizmin nga pallavra numrash në ekonomi reale të shqiptarëve, e kështu të gjithë të tjerët me radhë? E pra, po u bënë këto gjëra unë në rregull jam, se për këto kam shkruar gjithë këto vite dhe s‘më ka dëgjuar njeri. Apo, më mirë të them, më kanë dëgjuar e dhënë të drejtë lexuesit e mi, por asnjëherë ata që për fat të keq kanë pasur në dorë mekanizmat shtetërore dhe ligjore dhe nuk kanë bërë detyrën e tyre.
Çfarë mund t‘i ofroni ju qeverisjes se nesërme dhe performancës së partisë suaj?
Nuk ka joshje më të madhe sesa të fillosh e të flasësh për veten, por nuk dua që në fund të duket si "a doni më për Belulin". Megjithatë, diç po të them. Pushteti, karrigia, janë një joshje shumë e madhe dhe kjo bën që shumë prej atyre që i provojnë të ndoten shpejt. Kjo bën pastaj që partitë, për këtë shkak të rinovojnë vazhdimisht pjesën më të madhe të figurave që i paraqesin publikut, për të mos u gjendur nën akuzat e figurave të konsumuara apo të korruptuara. Unë kam qenë për një kohë jo të vogël në poste të tilla dhe ja kam dalë të mbetem jashtë këtyre akuzave, duke u përpjekur të jap shembullin se pushteti shërben edhe për të realizuar ëndrrat e shpirtit dhe jo vetëm ato të xhepit. Natyrisht, duke lënë mënjanë palo-akuza që më janë bërë për moral nga Pango, apo për korrupsion nga Olldashi (!!!).
Përtej kësaj, unë dua t‘i jap jetë bindjes time, se Shqipëria gjendet përpara momentit të kthesës, nga një ekonomi e zhvillimit shterues përmes shfrytëzimit të pamëshirshëm të gjithë pasurive të vendit, në një ekonomi të zhvillimit të qëndrueshëm dhe rikuperues, që do të jetë ajo që do t‘u lëmë shqiptarëve të brezit tjetër.
Cilat janë avantazhet dhe dizavantazhet e ekipit të PS-së përballë kampit kundërshtar.
Avantazhi numër një i PS, që me hir a me pahir ja njeh edhe kundërshtari, është fakti që socialistët në këto dy dekada kanë rrezatuar vazhdimisht qetësi dhe jo egërsi, kulturë dhe jo barbari, dëshirë për të ndërtuar dhe jo për të shkatërruar. Ky avantazh i jashtëzakonshëm i PS, është njëkohësisht edhe dizavantazhi i saj më i madh. Historia e njerëzimit demonstron që sa herë të egrit janë përballur me të urtët, kanë fituar të egrit. E mira e kësaj pune sot, është se vërtet janë partitë ato që do përballen, por do të jetë populli ai që do gjykojë dhe, shqiptarët tashmë i janë afruar epokës moderne sa të dinë të bëjnë zgjedhjen e duhur. Socialistët edhe kur janë zënë mes vendit, edhe kur janë ndarë, edhe kur kanë humbur, kjo i ka shërbyer gjithmonë emancipimit të shoqërisë shqiptare, që është më e rëndësishme se fati i partive. Në këtë pikë pastaj, nuk ka ndonjë shqiptar normal që mendon se ky transformim madhor mund të kryhet me shpëtimtarë të mjedisit si Xhuveli, mbrojtës të territorit si Olldashi, kultivues të kulturës si Pango, mbjellës të ullinjve si Gjana, e ç‘t‘u zë në gojë tjetër.
Përtej garës elektorale, cilin prej kandidatëve kundërshtarë vlerësoni më shumë?
Do të vlerësoja çdo kandidat të PD-së që do të përpiqej që, duke marrë hua nga fryma civilizuese e Partisë Socialiste, përpiqet që këto vlera t‘ia imponojë edhe Partisë së Doktorit. Fakti që edhe kur PD-së i afrohen figura të tilla, menjëherë nga mediat vihet në dukje dëshira e tyre për të zbutur dhe për t‘i dhënë një fytyrë më qytetare asaj Partie, tregon se sa deficitare i kanë këto vlera. Veç kësaj, në PD funksionon një mekanizëm i përzgjedhjes negative, që bën që përgjithësisht edhe fytyrat e reja të saj, të jenë klone të Doktorit, por pa rrudhat e moshës së këtij të fundit. Nëse sidoqoftë, me zor ti më kërkon ndonjë emër që unë e vlerësoj brenda grupit të PD-së, të them se nuk do dëshiroja që të kaloj në emra të përveçëm, pasi kam frikë se do t‘i vija ata në pozitë të vështirë para Doktorit që, si komunist i pandreqshëm që është, do t‘i akuzonte për "zbutje të luftës së klasave".
CV
Artan Lame
-është diplomuar në Fakultetin e Inxhinierisë
-ka punuar në Ministrinë e Kulturës 1999-2000
-ka qenë zëvendëskryetar i Bashkisë së Tiranës
-ka qenë zëvendësministër i Territorit dhe Turizmit
-një nga publicistët më në zë të shtypit të shkruar